• |
ide | kryesore

Arrestimi në Turqi/ Polici shqiptar me drogë shoqërohej nga ish-komandoja

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia turke



Një efektiv i policisë Rrugore të Tiranës ka rënë në pranga në Turqi. Mediat raportojnë se polici është kapur me një sasi të madhe lënde narkotike. Sipas News 24 bëhet fjalë për policin Florenc Bicerri.

Efektivi pasi kishte marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës më datën 5 tetor dhe kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë. Ai po udhëtonte bashkë me Kujtim Çelikun dhe Adrian Qiricin.

Mediat turke bëjnë me dije se shqiptarët u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Ndërsa Kujtim Çeliku, shqiptari tjetër i arrestuar ka qenë më herët komando në Forcat Speciale. Çeliku rezulton i arrestuar më parë edhe për vjedhje.

Nuk dihet ende sasia e lëndës narkotike që ata po transportonin dhe as destinacioni i saj. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Disave u vjen keq kur u thua se 90% e policise se shtetit jane ne sherbim te krimit. Duke filliar nga me i vogli tek me i madhi. Tek e fundit cfare pret kur i gjithe shteti eshte vene ne sherbim te krimineleve e te oligarkeve

    1. Nuk jane ne sherbim te krimit , keta jene vete krimi se keshtu e kthyen sistemin kurvat e politikes por sidomos keto karakurvat e 10 vitevete fundit . nese nuk je kriminel , hajdut apo i lig nuk bene karriere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *