• |
ide | kryesore

Banorët e Rubikut në protestë: Jemi të izoluar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Banorët e Rubikut



Bllokimi i hyrjes në pjesën veriore të qytetit te Rubikut në Mirditë, ngriti në proteste banorët. Ata u mblodhën në Rrugën e Kombit duke bllokuar për 10 minuta segmentin Milot-Rrëshen.

Bllokimi i hyrjes në anën veriore të Rubikut që i lidh me Rrugën e Kombit thonë se u ka rritur kostot financiare të lëvizjes.

Banorët thonë se edhe bizneset po falimentojnë. Ata kërkojnë hapjen e degëzimit. Në të kundërt thonë se reagimi i tyre do të përshkallëzohet. Banorët po përgatisin edhe një peticion që do t’ju dërgohet institucioneve qendrore. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *