• |
ide | kryesore

Daily Mail ‘shkatërron’ Lukakun: “Muskuj të brishtë si gjalpi”

-Instant, Sport
Daily Mail



Romelu Lukaku bëhet një cështje. Belgu pësoi një dëmtim muskular në fund të gushtit. E, ndonëse prej disa kohësh flitet për rikthimin e tij të mundshëm, 29-vjeçari është ende në infermieri. Performanca e tij është subjekt i kritikave në Angli. Daily Mail analizoi karrierën e futbollistit në pronësi të Chelsea dhe vuri në dukje problemin. Romelu ka pësuar më shumë dëmtime në dy vitet e fundit sesa gjithë të kaluarën e tij. Por nuk ndalet me kaq. Tabloidi i famshëm në fakt nënvizoi se këto vështirësi tregojnë se “dështimi i Blues” luajti mirë vetëm me Antonio Conten dhe e ftoi Interin të reflektonte mirë për blerjen.

Daily Mail e nisi me problemet e tij me muskujt. Gazeta flet për “rënie fizike”. Lukaku, theksojnë në Angli, nuk është më një lojtar i pazëvendësueshëm për zikaltrit: “36-vjeçari Edin Dzeko është një bast më i sigurt para portës. Lukaku nuk luan që nga fundi i gushtit pas një sërë problemesh. Simone Inzaghi dhe trajnerët e Interit u tronditën nga rënia e tij fizike. Sulmuesi belg është hija e lojtarit që fitoi Serie A herën e fundit. Lukaku nuk është më një lojtar i pazëvendësueshëm për Interin. Ndeshja më e mirë e sezonit kundër Barcelonës tregoi sesi zikaltrit e kanë kapërcyer handikapin mendor, që nuk kanë në skuadër një nga sulmuesit më të mirë në historinë e klubit”.

MË MIRË DZEKO

Në Angli besojnë se Interi duhet të fokusohet te lojtarët e tjerë: “Kontrata e Edin Dzeko skadon në qershor. Pavarësisht se është shtatë vjet më i madh se Lukaku, boshnjaku është në gjendje më të mirë fizike dhe shumë më i saktë para porte. Nëse Interi do të zgjidhte sot, padyshim që do të fokusohej te Dzeko dhe do të kthente Lukakun në Londër. Belgu ka humbur tashmë 10 ndeshje mes Serie A dhe Champions League dhe humbet çdo javë pozicione të tjera në hierarkinë e skuadrës. Vlera e tij në treg ka rënë, ndoshta edhe përgjysmuar që nga kthimi te Chelsea. Problemi me përkulësit e këmbëve është shumë më serioz sesa pritej. E lojtari gjithashtu ka frikë se rrezikon pjesëmarrjen e tij në Botërorin e Katarit”.

DAILY MAIL: “LUKAKU KA MUSKUJ TË BRISHTË SI GJALPI”

Lukaku, nënvizojnë në Britaninë e Madhe, nuk ka munguar asnjëherë në të kaluarën kaq shumë ndeshje për shkak të dëmtimit: “Në fund të sezonit Interi do të kryejë një analizë taktike, teknike dhe ekonomike. Kjo për të kuptuar se cila duhet të jetë e ardhmja për një lojtar që, në moshën 30-vjeçare, zbuloi se muskujt e tij ishin po aq të brishtë sa gjalpi. Belgu ka humbur më shumë ndeshje në dy vitet e fundit sesa në të gjithë karrierën e tij të mëparshme.

Statistikat e Lukakut janë shumë të sikletshme. 17 ndeshje të humbura për shkak të dëmtimit që nga fillimi i sezonit 2021-22. Kjo e krahasuar me vetëm 16 ndeshje në vitet e mëparshme. Hera e fundit që Lukaku luajti ishte më 26 gusht, në humbjen 3-1 kundër Lazios. Që atëherë ai është bërë një fantazmë dhe ka dështuar çdo përpjekje për rikuperim fizik. Interi do të duhet të reflektojë seriozisht për mundësinë për ta blerë atë vitin e ardhshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *