• |
ide | kryesore

Eurodeputetja flet për ‘pasaportat e arta’: Një lloj legalizimi i korrupsionit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eurodeputetja Rasa Juknevičienė është shprehur kundër nismës së qeverisë shqiptare për “pasaportat e arta”, duke thënë se kjo është një lloj legalizimi i korrupsionit.

Në një intervistë për Abc, eurodeputetja, e cila është përfaqësuese e grupimit më të madh politik në Parlamentin Europian, Partisë Popullore Europiane (EPP)shprehet se Shqipëria duhet të lerë pas “markën e keqe” të korrupsionit, që nuk e ndihmon vendin të afrohet më shumë me BE-në.

“Sigurisht që po. Korrupsioni është një problem shqetësues në shumë vende, por në Shqipëri ky fenomen i ka rrënjët e thella. Nuk bëhet fjalë vetërm për qeverinë, politikanët, por aty ka peshë edhe e shkuara e vendit. Ndoshta në Shqipëri gjërat që ndodhin nuk merren si korrupsion, por në vendet Skandinave për shembull është e qartë, që kjo do të evidentohej si korrupsion. Ndryshimi thelbësor midi nesh si Lituanezë me vendet e tjera si ato të Veriut të Europës, ishte pikërisht e shkuara jonë komuniste apo bolshevike. Eshtë brezi i ri që bëri diferencën në bazë të vlerave dhe parimeve europiane. Mendoj, se e njëjta gjë do ndodhë në Shqipëri. Sigurisht që përgjegjësia mbetet te politikanët. Dhe kjo varet shumë nga liderët kryesorë të vendit.

Duhet zero korrupsion në jetën e përditshme dhe zero korrupsion në jetën politike të vendit. Shqipëria duhet të ndjekë eksperiencat më të mira politike në BE. I uroj Shqipërisë të marrë ekspertët më të mirë në nivelin e brendshëm dhe nga jashtë për t’a lënë pas këtë “ markë të keqe” që rëndon mbi vendin. Unë kam qenë në Shqipëri dhe më pëlqejnë shumë njerëzit. Por fatkeqësisht nuk mund të fshihet, se ” marka e korrupsionit” mbizotëron disa herë për vendin dhe nuk e ndihmon atë të afrohet më shumë me BE-në,” shprehet Rasa Juknevičienė.

Pyetje: Komisioni Europian i kërkon qeverisë shqiptare të tërhiqet nga pasaportat e arta, apo vizat e arta. Parlamenti Europian aprovoi këtë vit një nismë legjislative në këtë drejtim. Për çfarë bëhet fjalë?

Rasa Juknevičienė: “Kjo lidhet fort me pyetjen tuaj të mëparshme, korrupsionin. Ky është një lloj “legalizim i korrupsionit” dhe është problem për sigurinë veçanërisht kur flasim për oligarkët rusë, që mund të blejnë këdo me pasaporta. Mendoni, se ç’impakt kanë këto “pasaporta të arta” në zonën Shengen. Është e papranueshme që të blesh sistemin e vlerave europiane me para. Shqipëria ka marrë shembull të keq nga disa vendet të Jugut të Europës. Për ne është e papranueshme. Parlamenti Europian është i bashkuar kundër kësaj skeme”.



5 Comments

  1. Nuk ka ditur kurre te beje gje tjeter perveç korrupsionit , hajnise , krimit dhe lidhjeve te ngushta me mafien .
    Ju jap çte doni u thote kimineleve , mafiozeve dhe antishqiptareve dhe ju vetem me lini te beje çte dua e te bjedh sa te dua ne shqiperi . Ropt ku ti kesh o gje e keqe

  2. Nuk është një lloj korrupsioni por korrupsion me plot fjalën.Ti thuash një lloj korrupsioni duket sikur e përkëdhel Ramën.

  3. Kjo te thoje se sa shtete kane bere amisti fiskale, edhe shtete me potencial, para se te flase per ne, edhe pashaportat e arta duhet po te jete nevoja, por me nje kusht qe ne keto sduhet te perfaqesohen njerezit qe jane terorista, se ne fund edhe siguria e vendit eshte shume here me me rendesi se cdogje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *