• |
ide | kryesore

Hakmarrja e JLo ndaj Ben Affleck për gabimet e së shkuarës

-Instant, Paparazzi, Slider



Pavarësisht se i dhanë një mundësi të dytë romancës së tyre, JLo thuhet se nuk është e gatshme të falë Ben Affleck për gabimet e tij të së kaluarës.

Të dy donin të martoheshin vite më parë, por anuluan dasmën pasi Affleck u pa duke festuar në një klub striptizi. Ai u fotografua gjithashtu dhe me disa vajza në shtëpinë e një miku. Lopez thuhet se po hakmerret ndaj tij duke e detyruar të paguajë për disa nga shpenzimet e saj. “Ai është si llogaria e saj personale bankare”, tha një burim për Radar.

“Ai paguan për fluturimet e tyre me avion privat, pushimet e tyre, hotelet, dhuratat luksoze.” Është goxha ironike pasi Jennifer ka më shumë para por ai e di se po shlyen një borxh emocional. Ajo nuk e ka harruar apo falur plotësisht. Kjo është mënyra e saj për t’i kujtuar atij se sjellja e tij ka një kosto.”

Dyshja kanë pasur gjithashtu disa zënka në lidhje me stilin personal të Affleck, si dhe zakonin e tij të pirjes së duhanit.“ Jennifer po përpiqet t’i tregojë atij se çfarë mund të veshë dhe çfarë nuk mund të veshë”, shtoi burimi.

“Ajo i bërtet atij. Kjo i bën njerëzit të pyesin nëse artistja po e ngatërron atë me qenin. Ajo e urren duhanin. Ai premtoi se do ta linte, por me gjithë bezdisjet e saj ai po pi duhan më shumë se kurrë.”

Çifti gjithashtu po përpiqet të menaxhojë situatën e tyre të bashkëprindërimit. Affleck ka tre fëmijë me Jennifer Garner, ndërsa JLo ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Marc Anthony./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *