• |
ide | kryesore

“Ja ku e kanë fushën, le të luajnë”: Josa shfryn mbi lojtarët, Vukicevic i fundit, por i sigurtë: “E ardhmja ime këtu”

-Instant, Sport
Josa



“Nuk duhet të përmen mungesat. Skuadra reagoi shumë mirë pas humbjes që bëmë në ndeshjen e kaluar. Vllaznia po lufton në të dyja kompeticionet. Me Vlorën nuk kishim ndeshje të lehtë”. Mirel Josa, tekniku i Vllaznisë pranon rezultatin, pas barazimit 1-1 me Laçin që komplikon akoma rrugën e shkodranëve drejt objektivit titull. Tekniku në ndeshjen e tretë pa fitore nuk fshihet pas fjalëve: “Nuk mund të thuash se meritonim më shumë – tha Josa -. Në pjesën e parë ishte lojë e ekuilibruar. Të dy ekipet donin të kapnin në befasi njëra-tjetrën. Pësuam golin me një pozicion standard. Mund ta kishim evituar. E kërkuam golin deri në fund, pata frikë se mund ta pësonim në 5 minutat e fundit”.

Në fund edhe një shigjetim ndaj lojtarëve: “Kemi ndërtuar një skuadër që të gjithë të luajnë futboll. Ja ku e kanë fushën. Le të luajnë. Sot i kemi futur të gjithë lojtarët në pozicionet e tyre, veç Krujës në qendër të mesit të fushës”.

Shumë më e vështirë situata e teknikut të Laçit, Dejan Vukicevic, gjithnjë e më i fundit. Malazezi nuk ka fituar akoma asnjë ndeshje nga 8 të luajtura në kampionat, por habit me deklaratën e tij: “Situata ime është shumë në rregull. Presidenti e di që e ardhmja ime është këtu dhe po presim pikët e duhura. Nuk mund të them që jam i qetë, sepse do të doja të rrija këtu për shumë vite. Unë e di shumë mirë si është kjo punë”, tha Vukicevic. Sigurisht ai edhe mund ta dijë, por ndërkohë pikët janë 5 e zona e shpëtimit është tre pikë larg. E po flasim për një skuadër që duhet të luante për titullin kampion…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *