• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool, provë force në Anfield, Salah shemb Manchester City: Arsenal ‘arratiset’ mes polemikave

-Instant, Sport, Video
Salah



Në javën e 11 të Premier League, Liverpool triumfon në Anfield Road përballë Manchester City, duke lejuar arratinë e Arsenal. Salah vendosi ndeshjen në Anfield Road. Gunners fituan 1-0 në shtëpinë e Leeds falë Saka (35′), duke u ngjitur në 27 pikë, +4 mbi Citizens. Në ndeshjet e tjera, dygolëshi i Mount (6′ e 65′) i dhuroi Chelsea fitoren 2-0 në shtëpinë e Aston Villa. Vetëm minutat shtesë për Brojën, që zëvendësoi Sterling në të 89′. Ndalon United me një 0-0 në Old Trafford përballë Newcastle. Red Devils nuk shkuan përtej një goli të anuluar Cristiano Ronaldos për pozicion jashtë loje. Përfundon 1-1 mes Southampton e West Ham.

LIVERPOOL – MANCHESTER CITY 1-0

Spektakël dhe ekuilibër në sfidën e madhe të Premier League. Mes Liverpool dhe City përfundon 1-0, me skuadrën e Klopp që kthehet të buzëqeshë. Ritme të larta në Anfield, me Reds më të rrezikshëm në dhjetë minutat e para. Skuadra e Pep Guardiolës iu afrua epërsisë me Gundogan në minutën e 15-të, por Alisson reagoi saktë. Në minutën e 24′ Robertson humbi një rast nga fare pranë: goditja e tij shkoi lart mbi traversë. Pas gjysmë ore lojë, City filloi të fitojë gjithnjë e më shumë fushë dhe Halaand u mundua të shqetësojë Alisson në dy rrethana, pa mundur të prishë ekuilibrin deri në pushim.

Në pjesën e dytë, ishte Liverpool që shkoi pranë golit në minutën e 50-të. Salah përballë Ederson nuk shënoi dot, me brazilianin që devijoi topin. Përmbysje e menjëhershme fronti dhe skuadra e Guardiolës gjeti avantazhin. Haaland u ndal nga Alisson në dalje, por topi mbërriti te Foden që shënoi me portën bosh. Arbitri, megjithatë, u thirr nga VAR dhe goli u anulua. Haaland kishte shkaktuar një faull në fillim të aksionit ndaj Fabinhos. Kundërpërgjigja e Reds vjen në të 70′, kur Firmino shërbeu për Salah, goditja e të cilit kaloi ngjitur me shtyllën. Episodi vendimtar u shënua në të 76′. Aksioni nisi nga Alisson me një pasim të gjatë për Salah. Egjiptiani anashkaloi Cancelon dhe mposhti Ederson, për 1-0 e Liverpool. Finalja ishte intensive, Van Dijk devijoi topin para se të mbërrinte Haaland, me një super ndërhyrje. Karton i kuq për protesta për Jurgen Klopp në minutën e 86 e dy kundërsulme të gabuara keq nga Nunez. Në bilbilin e trefishtë Anfield mund të festojë.

LEEDS-ARSENAL 0-1

Rezultati minimal, me përpjekje maksimale. Kështu Arsenal fitoi ndeshjen e katërt radhazi në Premier League duke mposhtur Leeds me rezultatin 1-0. Takimin e vendosi Saka në minutën e 35-të, por në Elland Road ndodhi gjithçka. Xhevahiri i Gunners shënoi me një goditje të fuqishme me të djathtën, pas asistit vertikal të Odegaard. Në pjesën e dytë hyri në fushë Bamford, i cili shënoi në minutën e parë, por vetëm pasi shtyu Gabriel që ishte në epërsi, përpara se të finalizonte. Në të 64′, erdhi edhe episodi që mund të ndryshonte ndeshjen. Pavarësisht pozicionit jashtë loje të Kristensen në fillim të aksionit, Saliba preku topin me krah në zonë. Penalltinë e akorduar Bamford e gaboi në mënyrë të pabesueshme, duke goditur jashtë. Në 92′ ndodh një tjetër episod i pabesueshëm. Gabriel goditi sulmuesin e vendasve Bamford gjatë lojës brenda zonës. Arbitri fillimisht, me sinjalin e asistentit, akordoi penallti dhe karton të kuq, por rishikimi në VAR tregoi qartë shtytjen fillestare të Bamford. Asnjë masë e marrë dhe përfundoi 0-1 për Arsenal. Gunners gjithmonë të parët me 27 pikë, me Leeds në kuotën 9 së bashku me Aston Villa dhe Ëolverhampton, por me një ndeshje më pak.

Premier League England
Aston Villa 0-2 Chelsea
Leeds United 0-1 Arsenal
Manchester United 0-0 Newcastle United
Southampton 1-1 West Ham United
Liverpool 1-0 Manchester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *