• |
ide | kryesore

Tirana i bën presion Partizanit, Hasani dënon Bylis 11 minuta nga fundi: Vukicevic e Josa nuk dinë të fitojnë

-Instant, F1, Sport
Hasani



Tirana rrëmben fitoren në javën e tetë të Superiores, duke vënë nën presion Partizanin që duhet ende të luajë. Bardheblutë kalojnë 1-0 në transfertën me Bylis, të tërhequr nga Florent Hasani, autori i golit. Ndahen në paqe Laçi e Vllaznia, në një 1-1 që nuk lë askënd të kënaqur. Një pasdite me pak gola, por pozitive vetëm për skuadrën e Shehit, që arrin provizorisht në vendin e parë të renditjes.

BYLIS 0-1 TIRANA

Pas barazimit 3-3 me Laçin, Tirana është rikthyer sërish te fitorja duke mundur në transfertë Bylisin 0-1. Një ndeshje e ekuilibruar, e dëshmuar edhe nga rezultati iu ngushtë, por që vlen shumë për të besuarit e Shehit. Një Bylis i mirë provoi të luante hapur me Tiranën, duke rrezikuar jo pak portën e Bekaj. Lajthia ishte lojtari më i rrezikshëm për mallakastriotët, sidomos në pjesën e parë. Nga ana tjetër, Tirana ishte racionale, e kujdesshme dhe e duruar. Pas pjesës së parë në pritje, bardheblutë shfaqën gjithë cinizmin e tyre në të dytën, kur në rastin e parë të vërtetë Florent Hasani ndëshkoi Bylis. Sulmuesi vendosi fatet e ndeshjes në minutën e 79’, duke befasuar të besuarit e Bellait, tepër të përqendruar te Xhixha. Kështu Tirana shkon në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Bylisi qëndron me 11 pikë.

LAÇI 1-1 VLLAZNIA

Pika e dytë radhazi për Vukicevic, shumë pak për renditjen dhe pretendimet e Laçit, me 1-1 përballë Vllaznisë. E megjithatë më mirë se seria e humbjeve të kurbinasve, që shkojnë në 5 pikë pas 8 javësh, por janë të fundit. Ndeshja e tretë pa fitore edhe për Vllazninë dhe për Josën situata nuk është e mirë. Në sfidën e luajtur në Laç, dy skuadrat ndajnë një 1-1që nuk kënaq asnjë nga ekipet. Shkodranët shohin të rritet hendeku me skuadrat kryesuese, por për mënyrën si shkuan gjërat duhet të jenë të kënaqur. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar në pjesën e parë, pasi rastet kanë qenë të pakta për shënim, ndonëse nuk ka munguar lufta e fortë. Goli i Adeleke i dha avantazhin kurbinasve, pro ata nuk ia dolën të administronin rezultatin deri në fund, duke pësuar edhe në këtë sfidë, me Markun i cili vendosi barazpeshën në shifra, Në fund, shkodranët iu afruan edhe golit të fitores, por kjo nuk mjafton që renditja të përmirësohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *