• |
ide | kryesore

“Turne humbësish”. Tare injoron finalen e Tiranës e sulmon Milan, Inter, Juve e Roma: “Teknikisht të dështuar”

-Instant, F1, Sport
Tare



Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, hyn në sparkatë ndaj Romës, Milan, Inter dhe Juventus. I ftuar i ish-futbollistit Guglielmo Stendardo, tashmë jurist dhe profesor në Luiss, menaxheri bardhekaltër mbajti një leksion. Titulli ishte “Evoluimi i ligjit sportiv dhe profilet ekonomike dhe financiare të shoqërive” dhe pikërisht aty u bë sulmi. Tare kritikoi evolucionin e futbollit ndërkombëtar. “Ne po ngasim një Ferrari që herët a vonë do të përplaset. Në futboll janë shpikur kompeticione të kota siç është Conference League, që unë e quaj turneu i humbësve, apo Europa League. Ata nuk kanë asnjë vlerë për të ardhurat që prodhojnë. Shpikim gjithnjë e më shumë kompeticione. Kemi tani edhe Nations League me ekipet kombëtare dhe lojtarët bëhen robotë. Luajmë cdo dy ditë e gjysëm tani dhe lojtarët nuk ia dalin dot, nuk është njerëzore. Për të gjeneruar më shumë të ardhura, gjenerojmë më shumë probleme. Futbolli ka marrë rrugën e gabuar”, deklaroi menaxheri shqiptar.

Lexo më tej: Sezoni i fundit i Igli Tares te Lazio: Lotito ka zgjedhur Sarrin dhe ka marrë në organikë drejtorin e ardhshëm

“ROMA, INTER, MILAN E JUVE TEKNIKISHT TË DËSHTUARA”
“Sot futbolli është një profesion shumë i shpejtë. Çfarë mungon? Drejtues sipërmarrjesh – vijoi Tare – për faktin se kohëzgjatja e kontratave ndryshon shumë. Më merrni mua, jam një nga drejtuesit më të vjetër në Serie A. Ky është viti im i pesëmbëdhjetë te Lacio. Kam fatin të punoj me një shoqëri me një administrim virtuoz”. Më pas, Tare fundosi sulmin ndaj katër klubeve italiane: “Sot ka klube, edhe në nivelin e parë, si Juve, Roma, Milan, Inter, që teknikisht janë të dështuara, por mbahen gjallë për faktin se sistemi ka nevojë. Është shumë e rëndësishme të kesh menaxhim afatgjatë në shoqëri me projekte të rëndësishme për të parë të mirën e shoqërisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *