• |
ide | kryesore

Video/ Bayern shpartallon Freiburg: Union thyen Dortmund dhe qendron në krye të Bundesligës

-Instant, Sport, Video
Union



Përralla e Union Berlin nuk ndalet në Bundesligë. Në javën e dhjetë, kryesuesit e kampionatit mundën 2-0 Dortmund dhe mbeten të parët në renditje. Kryeqytetasit qendrojnë +4 ndaj Bayern Mynih, falë dygolëshit të Haberer (8′ dhe 21′ ). Nga ana tjetër, skuadra e Nagelsmann mposhti Freiburg 5-0 në Allianz Arena me golat e Gnabry (13′), Choupo-Moting (33′), Sané (53′), Mané (56′) dhe Sabitzer (80′). Sukses edhe për Këln, që mundi Augsburg 3-2.

BAYERN-FREIBURG 5-0

Bayern merr vendin e dytë, -4 nga surpriza e Union Berlin, pas fitores 5-0 ndaj Freiburg që zbret në vendin e tretë. Në Allianz Arena, bavarezët kaluan në avantazh në minutën e 13′ me Gnabry. Në minutën e 33′ rezultati sigurohet në 2-0. Choupo-Moting dyfishoi shifrat me një diagonale me të djathtën. Në minutën e 53′, bavarezët bënë tris, pas një kombinimi të Choupo-Moting me Sané, që mposhti Flekken. Bayern vazhdoi të jepte spektakël dhe tre minuta më vonë firmosi pokerin. Gnabry nxorri Mané përballë portierit dhe ish-sulmuesi i Liverpool shënoi golin e 4-0. Në minutën e 80′, tabela plotësohet me golin e Sabitzer, i cili u ndodh në vendin e duhur pas një topi të rikthyer. Bayerni ngjitet kështu në 19, +1 ndaj Freiburg dhe -4 nga vendi i parë.

UNION BERLIN-DORTMUND 2-0

Surprizë në Berlin, Union mundi 2-0 Dortmund dhe mbetet në krye të renditjes. Heroi i ditës ishte Janik Haberer: 28-vjeçari shënon dy golat që fundosën verdhezinjtë në 21 minutat e para. Goli i parë erdhi në minutën e 8-të dhe ishte një katastrofë e Kobel. Ai rrëshqiti në momentin e goditjes dhe i dha golin më të thjeshtë vendasve. Haberer, nga ana tjetër, bëri gjithcka vetë në golin e dytë. Në pjesën e dytë, Union nuk u ndal dhe Kobel iu desh të bënte shpëtimtarin ndaj Baumgartl. Dortmund, nga ana tjetër, është i gjithi në dy konkluzionet e Moukokos, të dyja të devijuara nga Ronnoë. Shumë pak për të rihapur ndeshjen. Union Berlin konfirmoi vendin e parë, ndërsa Dortmundi ra në -7 nga kreu me 16 pikë, bashkë me Mönchengladbach dhe Këln.

KOLN 3-2 AUGSBURG

Koln fiton 3-2 ndaj Augsburg dhe është ndër skuadrat që luftojnë për Europën. Suksesi vjen me përmbysje, pasi miqtë kaluan përpara në minutën e 14-të me Niederlechner. Madje katër minuta më vonë ata panë t’i anulohet 0-2 i mundshëm. Protagonist për vendasit është Tigges: në të 47-ën firmosi 1-1 dhe në të 81-ën 3-2. Në mes, 2-1 momental i Huseinbasic dhe barazimi, për djemtë e Maassen, nga Caligiuri (68′). Koln është me 16 pikë, bashkë me Dortmund dhe Mönchengladbach. Ndërsa Ausgburg u rrëzua pas tri fitoreve dhe një barazimi.

Germany Bundesliga
FC Cologne 3-2 Augsburg
Union Berlin 2-0 Borussia Dortmund
Bayern Munich 5-0 Freiburg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *