• |
ide | kryesore

15 grabitje/ Arrestohet pas disa muajsh hetime 21-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
21, arrestim, policia e shtetit, kontrabandë,



Një 21-vjeçar, grabitës serial është arrestuar nga Policia e Durrësit, pas një hetimi disamujor, në operacionin e koduar “Seriali”. Arrestimi erdhi pasi ai ishte kthyer në tmerrin e bizneseve në qytetin bregdetar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Seriali”. Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: – A. L.,21 vjeç, banues në Pjezë, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë”, tha policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, nga muaji prill deri në muajin tetor të këtij viti, ka vjedhur shuma parash. Ka vjjedhur steka me cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore. Grabitjet janë kryer në 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjete të ndryshme, që ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

Policia dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojne punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *