• |
ide | kryesore

Allegri krejtësisht i pafat, testet japin rezultatet për Bremer: braziliani në garë me kohën për Katar 2022

-Instant, Sport
Bremer



Juventus humbet Bremer dhe jo për një kohë të shkurtër. Mbrojtësi brazilian doli nga fusha, për shkak të dëmtimit, gjatë derbit të fituar 1-0 ndaj Torinos. Por pas kontrolleve të bëra cështja është serioze jo vetëm për bardhezinjtë, por edhe Brazilin. Bremer duhet të qëndrojë jashtë fushës për rreth 20 ditë. Pas dëmtimit të pësuar gjatë lojës, lojtari iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale të rastit. Rezutaltet nuk ishin aspak optimiste. Bëhet fjalë për një dëmtim të shkallës së ulët në bicepsin femoral të kofshës së majtë.

Kohët e rikuperimit të Bremer janë për rreth 3 javë. Braziliani me siguri do të mungojë në ndeshjet kundër Empolit dhe Leçes. Bardhezinjtë shpresojnë që rrugëtimi për rikuperimin e qendërmbrojtësit të vazhdojë pa pengesa. Bremer në atë rast mund të përpiqet të jetë gati për ndeshjen e Allianz kundër Interit. Ose për dy takimet e fundit para ndalesës për Kupën e Botës, pra Veronën në Bentegodi ose Lazion në shtëpi.

Të njëjtën gjë pret edhe Brazili. 5 herë kampionët e botës do të kërkojë garanci nëse lojtari do të jetë gati fizikisht dhe në formë sportive për të marrë thirrjen për Katar 2022. 25 vjeçari debutoi me fanellën e Selecaos në miqësoren me Ganën në 23 shtator. Por fakti që sezonin e kaluar u shpall mbrojtësi më i mirë i Serie A dhe kalimi te Juventus janë në anën e tij. Tite megjithatë ka dy ekspertë si Thiago Silva e Marquinhos në seleksionin e tij, por një si Bremer duhet e shumë madje në një Botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *