• |
ide | kryesore

Aludimi për refuzimin e Salah për të dalë nga fusha dhe ironia e Klopp: “Mo ishte i zhgënjyer sepse pa numrin në tabelë”

-Instant, Sport
Klopp



Jurgen Klopp dhe Liverpool i shkaktuan humbjen e parë në Premier League Manchester City. Por përtej rezultat të madh, ajo që ka shqetësuar ambjentin e Reds është aludimi për një refuzimi të Salah për të dalë nga fusha. Në fakt në momentin e përfolur, Mohamed ishte duke folur me teknikun gjerman, kur tabela tregonte numrin 11.

Pas bisedës mes tyre numri në tabelë ndryshoi, por e gjitha ka një shpjegim, të paktën sipas Klopp: “Mendoni se ne vendosëm 11 në tabelë, kështu që Mo të vijë tek unë dhe të thotë se nuk dëshiron të largohet nga fusha? Si mund të ndodhte kjo? Cili është shpjegimi logjik për këtë? Është vetëm numër i gabuar në tabelë – ironizoi Klopp, që shtoi më pas. “Doja të flisja me Mo sepse roli i tij ndryshoi. Darvin hyri dhe Mo luajti si 10 rreth tij. Mo ishte i zhgënjyer sepse pa numrin, por unë nuk dija për 11 në tabelë. Kur e pashë, e ndryshuam”.

Jurgen Klopp pranoi edhe se e meritoi përjashtimin në fund të ndeshjes dhe se nuk ishte krenar që humbi qetësinë. Tekniku i Liverpool u ndëshkua nga arbitri Anthony Taylor pas debatit të egër me asistentin Gary Beswick.

MBROJTJA E IMPROVIZUAR QË NDALOI HAALAND

Një performancë monumentale e Reds që nuk mund të mos merrnin elozhet e teknikut të Liverpool, Jurgen Klopp, që nuk u kursye për James Milner, ish-City, Reds në fakt e mbajtën portën e tyre të pastër për herë të tretë në sezonit, pasi bllokuan Erling Haaland me një katërshe defensive të improvizuar. Virgil van Dijk iu bashkua i rikthyeri Andy Robertson, ndërsa Joe Gomez formoi dyshen e qendrës me holandezin e James Milner u preferua në krahun e djathtë për të ndalur Phil Foden pasi Trent Alexander-Arnold nuk kishte rikuperuar ende.

Për Milner ishte ndeshja e parë në mbrojtje, por e befasoi krejtësisht teknikun gjerman: “Milner ka luajtur aq gjatë saqë keni harruar se ai ishte dikur i Manchester City ku arriti sukses të jashtëzakonshëm. Askush nuk e mendoi kur u largua nga Etihad për në Anfield ai do të bënte edhe më mirë. Performanca e tij kundër ish-klubit të tij në fitoren 1-0 të së dielës në Anfield ishte e jashtëzakonshme. Profesionistë si Milner vijnë vetëm një herë në një brez dhe është merita e Liverpool që ka mbajtur shërbimet e tij”, tha Klopp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *