• |
ide | kryesore

Ambasadorja e BE-së: Më vjen keq për sulmet verbale ndaj gazetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann ka prezantuar progres raportin e BE në Këshillin Kombëtar për integrimin Evropian në BE.

Ajo tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara në luftën kundër korrupsionit, teksa bëri thirrje që vendi ynë vazhdojë me progresin kundër amnistisë fiskale. Sakaq ambasadorja e BE-së shprehu keqardhje për sulmet verbale dhe intimidimin e gazetarëve.

Raporti vlerëson punën e parlamentin, raporti pranon ndryshimet e fundit që janë kryer s ai përket strukturës së integrimit, më shumë përpjekje për ligjin për shoqërinë civile. Raporti ofron një vlerësim të detajuar në këtë fushë, në gjyqësor raporti shënon një progres të mirë në reformën në drejtësi, gjykata e lartë ka ulur numrin e dosjeve të prapambetura, ndikohet nga kohëzgjatja e çështjeve gjyqësore, kërkohet një aksion më vendimtar për të ngritur një aksion me modern dhe për të konsoliduar një hartë të re gjyqësore. Është bërë njëfarë progresi, për hetimin dhe ndjekjet penale dhe dënime. GJKKO ka bërë një punë të mirë, një ecuri e mirë është shënuar lidhur me konfiskmin e pasurive të sekuestruara. Në luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar, miratimi i një amnistie penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë. Të vijohet të mbahet kursi i nisur, të vazhdohet të konsolidohet progresi dhe të zhvillohet edhe më tej bilanci, raporti shënon progres në një sërë fushash që kanë të bëjnë me përdorimin e vendimeve alternative të dënimit për të miturit, plan veprimi për komunitetin LGBTI, etj, pavarësia e medias dhe cilësua e gazetarisë mbetet e penguar nga një kryqëzim i politikave të biznesit dhe politikës. Shpreh keqardhje që atmosfera e sulmeve verbale dhe intimidimi i gazetarëve nuk është përmirësuar”, tha Hohmann.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *