• |
ide | kryesore

Deklarat bombastike të Kanye West marin një drejtim tjetër

Paparazzi, Slider



Deklaratat bombastike të Kanye West nuk kanë fund! Pas gjithë zhurmës së shkaktuar në rrjet, së fundmi ka dalë me një një tjetër deklaratë. Kanye West është i bindur se ish-vjehrra e tij, Kris Jenner, ka kryer marrëdhënie seksuale me rivalin e tij prej kohësh, Drake.
Gjatë një paraqitjeje në një podcast të dielën, reperi i “Gold Digger” u mburr me postimin e tij të fundit në Instagram, ku shkruante se Drizzy ka shkuar me mamin e mamit të fëmijëve”.
Në lidhje me këtë deklaratë akoma nuk ka një reagim publik të Kris Jenner.
Kjo nuk është hera e parë për këtë muaj që Kanye përmend Drake në postimet e tij.
Mirëpo interesante është se nuk është vetëm reperi amerikan i cili spekulon se Drake ka shtruar dikë në familjen Kardashian.
Thashethemet filluan që në vitin 2018 se autori i “Hotline Bling” flinte me ish-bashkëshorten e West, Kim Kardashian.
Megjithatë, ylli televiziv u kundërpërgjigj shpejt.
“Nuk ka ndodhur kurrë. Fundi i historisë,” komentoi ajo në një klip të Nick Cannon duke diskutuar thashethemet.
Më herët Kim ka komentuar sjelljet e Kanye West dhe theksoi se është e lodhur mjaft nga ngjarjet e fundit.
“Është rraskapitëse, sot jam thjesht e rraskapitur”, tha ndër të tjera Kim.
“Kanye postoi se nuk mund t’i shoh fëmijët. Nuk duroj dot më. Por unë nuk dua që kjo gjë të përflitet ende kaq shumë në internet”, -përfundoi Kim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *