• |
ide | kryesore

Infermieri hap farmaci brenda qendrës shëndetësore në Librazhd, shet dhe ilaçet falas të urgjencës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në qendrën shëndetësore të fshatit Stravaj në Librazhd, një prej infermierëve shet ilaçe brenda qendrës shëndetësore. Në një dhomë të përshtatur si farmaci mbahen të reklamuar për t’u shitur edhe ilaçe të cilat janë të qendrës shëndetësorë dhe duhet të jepen në rast urgjence falas. Bashkëpunëtorët e Fiksit me një recetë të lëshuar nga mjekja e qendrës , shkojnë në dhomën farmaci dhe blejnë një prej ilaçeve të përshkruar në recetë. Meqë infermieri që ka edhe ilaçet për shitje ishte me leje , ilaçin e shet një tjetër infermiere e qendrës.

Ndërkohë gazetarët e Fiksit shkojnë në këtë qendër shëndetësore për të marrë një përgjigje, por mjekja dhe infermierja gjenden në kafe, ndërkohë qendra ishte e mbyllur. Pas pritjes disa minutëshe mjekja vjen dhe sqaron se ilaçet nuk i shesin, shpesh i falin, në fund vetëmbrohet duke thënë që infermieri që e ka është me leje, dhe se ajo nuk mund të përgjigjet për situatën.

Gazetarët hynë edhe në ambjentin ku shiteshin ilaçet. Prezencën e atyre që i përkisnin qendrës shëndetësorë në vitrinë për t’u shitur, mjekja e justifikoi me faktin se ajo i kishte harruar aty kur i kishte ardhur një pacient. ” Janë disa ilaçe të qendrës, por i kemi harruar aty” tregon mjekja. Si të mos mjaftonin këto, për videon e trasmetuar në Fiks Fare ku kjo qendër shfaqej bosh, pa mjekë dhe infermier këta të fundit fajësonin një koleg të tyre, infermier në një fshat në varësi të kësaj qendre.

Mjekja para kameras thotë se tashmë me infermierin e ka personale. Për të gjithë këtë situatë , presidentja e Urdhërit të Farmacistëve, Diana Toma , thotë se jemi në kufinjtë e një skandali. “Ilaçet kanë destinacion vetëm farmacitë e licencuara, dhe ato mund t’i tregtojë vetëm një farmacistë, të tjerat janë të gjitha forma të paligjshme” thotë Toma./ TCH



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *