• |
ide | kryesore

Prapaskena e zbuluar nga Marca: Laporta, i tërbuar me arbitrimin ka hyrë në dhomat e zhveshjes së arbitrave

-Instant, Sport
Laporta



Humbja 3-1 e Barcelonës në El Clasico në La Liga ndaj Real Madrid mbyll një javë të tmerrshme për skuadrën blaugrana. Katalanasit përveç se nuk mundën dot Interin në Champions League, humbën edhe kreun e kampionatit. E ishte pikërisht kjo situatë që ka tërbuar presidentin e Barcelonës Joan Laporta. Ai në fund të ndeshjes ka kërkuar shpjegime për arbitrimin, direkt në përfundimin e ndeshjes.

Numri 1 i Barcelonës u ankua për një penallti të supozuar. Sipas tij kishte një 11 metërsh për skuadrën e tij për një faull ndaj Lewandowskit. Laporta ka protestuar edhe për akordimin e penalltisë që i lejoi Real Madrid të vuloste ndeshjen 3-1.

Lexo më tej: Video/ Benzema për Topin e Artë: Real triumfon 3-1 në El Clasico e Ancelotti shkëputet nga Barça në vendin e parë

Marca ka mundur të ketë akses në relacionin e arbitrit, duke zbuluar një prapaskenë. Kreu i klubit blaugrana, siç thuhet edhe në raportin e arbitrit të ndeshjes José Maria Sanchez Martinez, ka shkuar në dhomat e zhveshjes të arbitrave. Menjëherë atij i është kërkuar të largohej.

“Pasi mbaroi ndeshja, ekipi i arbitrave ishte brenda dhomës së zhveshjes. Presidenti i FC Barcelona Joan Laporta Estruch hyri duke kërkuar vazhdimisht shpjegime për situata të caktuara. Atij iu kërkua të largohej nga dhoma e zhveshjes e arbitrave, pa incidente të tjera”, thuhet në raportin e arbitrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *