• |
ide | kryesore

Martina Pajollari akuzon policinë: Më bënë presion të firmosja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Martina Pajollari



Ka dalë mëngjesin e së hënës para gjykatës Martina Pajollari. 18-vjeçarja u la në burg e akuzuar si e përfshirë në mbytjen dhe më pas hedhjen në liqen të Martin Çeços në 16 qershor të këtij viti në Kolanec të Maliqit.

Prokuroria tha se kishte prova që vajza e re kishte bashkëpunuar me 3 personat e arrestuar më herët për këtë ngjarje. Sipas tyre ishte pikërish ajo që e kishte nxjerrë viktimën me një sms nga shtëpia. Por, para togave të zeza Martina Pajollari ka mohuar gjithçka. Ajo është shprehur ne seancë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Vajza ka shkuar edhe më tej kur tha se “gjithçka ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e policisë”.

Megjithatë deklarimet e vajzës së mitur nuk janë marrë parasysh nga gjykata. Ajo e la në burg vajzën e re deri në përfundim të procesit.

Çfarë ka ndodhur më herët

Në seancën e së hënës u bë në sallë edhe një rindërtim i ngjarjes. Aty u tha se 18-vjeçarja kishte pasur një lidhje me Viktimën. 26-vjeçari u denoncua i zhdukur më 12 qershor nga babai i tij. Trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit.

Në fillim u mendua si vetëvrasje pasi në breg u gjetën shapkat dhe rrobat e viktimës. Ishte ekspertiza mjekoligjore që zbuloi se Martin Çeço ishte mbytur dhe më pas ishte hedhur në ujë. Për vrasjen u arrestuan Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj.

Sipas policisë, vajza kishte pasur një lidhje edhe me 38-vjeçarin e martuar, nga një fshat i Pogradecit, Bleti Angjo. Kur ky i fundit kishte mësuar edhe lidhjen me Martin Çeçon kërcënoi të riun që të ndahej. Takimi mes tyre përfundoi me vrasjen e 26-vjeçarit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. 18 vjece nuk eshte vajze e mitur por e rritur dhe nese ka kryer krim mban pergjegjesi te plote.
    Nese policia e ka detyruar te nenshkruaje deklarata pa pranine e avokatit mbrojtes atehere ato nuk kane vlere para gjykates dhe policia duhet hetuar.
    Te jepet pershtypja sikur duan ta mbulojne shpejt kete krim te shemtuar duke burgosur disa persona (te cilet pa prova shkencore jane te pafajshem).
    Dikush nga fshataret e zones hodhi fjale sikur viktima e ndjere kishte zbuluar disa parcela me cannabis te cilat deshironte ti padiste dhe i mbyllen gojen! Ec e merre vesh se si eshte e verteta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *