• |
ide | kryesore

Mblidhet kryesia e Paritsë Socialiste, fokusi tek zgjedhjet vendore

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryesinë e Partisë Socialiste. Në fokus të kësaj mbledhjeje janë përgatitjet për zgjedhjet vendore në vitin e ardhshëm. Në fjalën e tij për mediet Rama tha se në mbledhje ishin ndarë detyrat për nisjen e fushatës.

Kryeqeveritari shtoi se duke nisur nga nesër, përfaqësuesit e PS do të kenë takime në terren me qytetarët dhe komunitetet e ndryshme të vendit.

“Jemi mbledhur për të ndërmarrë edhe detyrat për nisjen e fushatës së zjedhjeve vendore. Në bazë të kësaj, nis aktiviteti që nesër dhe shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Kemi hyrë në një kërcënimi të madh botërisht. Ne si pjesë e Europës jemi të detyruar të përballemi me kërcënime që vijnë nga një agresion në dyert europiane. Kjo ka sjellë përveç krimeve të panumërta në Ukrainë edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, por edhe në Europë dhe në Shqipëri. Kostot që i paguajmë veprimeve të një diktatori si Putin. Por edhe pse nuk e sollëm ne inflacionin na takon të bëjmë gjithcka për të lehtësuar peshën e kësaj lufte mbi shpatullat e familjeve. Për këtë arsye do vazhdojmë të bëjmë gjithcka mundemi. Po finalizojmë buxhetin e vitit të ardhshëm i cili është dyfishi i buxhetit të vitit 2013.

Do vazhdojmë të qëndrojmë me këmbëngulje tek plani për të mbrojtur familjet nga cmimi i energjisë. Unë uroj të kemi shiun e nevojshëm pasi dihet se jemitëvarur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë prurje shiu, do kemi më pak nevojë të dalim në njëtreg. Edhe sikur të kemi plot hidrocentralet, Shqipëria nuk prodhon për të përmbushur të gjithë nevojat. Jemi të bindur se do e përballojmë këtë dimër që do jetë i vështirë.”, tha Rama. 

 



24 Comments

  1. nuk ka nevoj fare per mbledhje psja me e fuqishme se kurr opozita ka harru se ku e ka deren selia vet 😂😂😂🤩

  2. normalr qe psja do i fitoj te gjitha zhgjedhjet vendore opozita eshte 0 dhe pa asnjenpik plani dhe asnje lloj funksjoni

  3. Tani me këtë vardisje të tij publike, ai ka thyer më shumë zemra grash dhe ka fituar një grua me zemër të akullt, e cila shijon poshtërimin e Doktorit por jo vardisjen e tij. Kështu që të gjithëve u duhet Grida tek Doktori. Sidomos kundërshtarëve të tij. Zemërthyerat e “Foltores” që ende nuk kanë marrë akoma dekoratat e luftës, tani duhet të kenë idhull dekoltenë e Gridës. Ndërsa ato që e kishin afër Gridën dhe u iku, natyrisht janë më të qeta. Edhe ata e duan tek Doktori.

  4. Edhe pse po kalojme nje periudhe te veshtire kjo nuk do te thote qe te lihen mbas edhe organizimet per zgjedhjet vendore.Uroj shume qe vleresoheni per punen qe keni bere z,rama

  5. Cdokush ka per tiu votuar ju z.rama sespse e shofin shume mire se kush eshte ai qe punon dhe ai qe rri kot,keshtu qe shume shpejte keni per te marre serish respektin e te gjithe shqiptareve

  6. Rama po ndjen te tatepjeten e pushtetit te tij, ndaj ngutet te organizoje fushaten teksa data e zgjedhjeve nuk eshte caktuar.

    Kurse Veliaj me mediat e financuara nga Soros e ka filluar punen me kohe, do apo nuk do Rama qe ai te marre mandatin e trete.

    Pa u shpallur kandidatet e opozites, Veliaj & kompani sulmojne ata qe i duken rivale te mundeshem.

    Sulmi per Kellicin si “racist” ishte sa banal, aq edhe i dobet, sepse shqiptaret e dine qe tiranas racist nuk ka patur kurre, historikisht.

    Kur flitet per ardhacake behet fjale per te adoptuar e gjakperzjere e jo per shqiptare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *