• |
ide | kryesore

“Më quajtën kur*ë e huaj, askush nuk reagoi”: Zaynab Dosso, medalje e bronxtë në Europian, denoncon racizmin

-Instant, Sport
Dosso



Rast i ri racizmi në botën e sportit italian. Sprinterja e përfaqësueses italiane Zaynab Dosso, medalje e bronztë në 4×100 në Kampionatin e fundit Evropian, ka denoncuar episodin. E lindur në Bregun e Fildishtë dhe banuese në Romë, atletja që mban rekordin italian në 60 metra, u ofendua rëndë nga një grua. Ngjarja ndodhi në një lokal në kryeqytet, kur Dosso refuzoi t’i jepte lëmoshë gruas. “Ajo më tha fillimisht duke pëshpëritur dhe pastaj me zë të lartë: “Kur*ë e huaj, kthehu në vendin tënd”, ndërsa ata përreth meje ose heshtën ose qeshnin. Unë nuk ndihem e mbrojtur. Tani për tani kam frikë të dal. Jo sepse mendoj se dikush mund të më bëjë një gjest diskriminues. Por për shkak të indiferencës së njerëzve”.

Lexo më tej: Racizëm që në javën e parë të Serie A: gjobë 15 mijë euro për Veronën, por hetohen fyerjet ndaj Osimhen

Pas volejbollistes Paola Egonu, një tjetër italiane me ngjyrë është viktimë e një episodi racizmi. Këtë e tregon Zayneb Dosso. Atletja është ndjerë e plagosur jo vetëm nga fjalët që iu drejtuan, por mbi të gjitha nga indiferenca e njerëzve. E vetmja e indinjuar ishte mikja dhe kolegia e saj Johanelis Herrera, që “filloi të qajë nga nervat”.

Atletja 23-vjeçare e ‘Fiamme Azzurre’ ka nisur edhe një mesazh të qartë për politikën, në profilin e saj në Instagram: “Do të ishte mirë që ata që fituan zgjedhjet të jepnin një sinjal të fortë kundër racizmit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *