• |
ide | kryesore

Sulmet ruse në Kiev, raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur

-Instant, Lajme, Planet
Rusia, raporti



Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko ka deklaruar se të paktën një person është vrarë dhe tre të tjerë janë shtruar në spital pas një sulmi me dron në Kiev këtë mëngjes.

“Trupi i një gruaje të vdekur është nxjerrë nga rrënojat e një shtëpie në lagjen Shevchenkiv, ku ka ndodhur një shpërthim si pasojë e një sulmi me dron. Një tjetër person ndodhet nën rrënoja. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim. Tre viktima u shtruan në spital”, ka shkruar ai në Telegram.

Kievi u godit mëngjesin e sotëm nga sulme me dronë kamikazë. The Guardian bëri me dije se ka pasur të paktën 9 të tilla, ndërsa kjo ëhstë hera e parë që goditet qendra e kryeqytetit që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *