• |
ide | kryesore

PD, misioni i pamundur i bashkimit pa kushte

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Elektorati opozitar po miklohet me iluzionin se dy grupimet rivale në PD kanë filluar të dialogojnë për të sheshuar kontradiktat dhe se të gjithë janë dakord, për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të pranverës së ardhshme. 

Takimet e Palokës me Bardhin dhe deklaratat e vazhdueshme nga të gjitha krahët, se nuk duhet përsëritur përçarja e 6 marsit, po krijojnë idenë e reme të një opozite që ka vullnet për ribashkim.

Në fakt, të dhënat jane se ky objektiv është ende larg.

Nga njëra anë, ndonëse Sali Berisha flet për një unifikim pa kushte, ai nuk ofron asgjë më shumë sesa një nënshtrim të të mposhturve në strukturat që ka ngritur dhe kontrollon vetë me vigjilencë. Duket sikur qëllimi real i tij është të shmangë peshën e përgjegjësisë në bashkitë e shumta që s’do arrijë ti fitojë nga ata që nesër mund ta akuzojnë se nuk bëri asnjë hap për të tubuar PD-në.

Lexo me tej:

Takim Paloka-Bardhi tek Parlamenti, çfarë po kurdis opozita

Kundërshtarët e doktorit kanë telashe shumë më të mëdha sesa kaq. Përpos peshës së përçarësit që prodhon disfatë, ata kanë mbi supe edhe halle të tjera. Ata friksohen se nuk do të mund të ruajnë edhe për shumë gjatë kompaktësinë e deputetëve, që do kërkojnë të kenë peshën e tyre lokale për të ndikuar në zgjedhjet bashkiake, duke u detyruar kështu të negociojnë personalisht me Berishën. Një skenar i tillë do ta shpërbënte grupin dhe ata do ta kishin të pamundur të garonin si forcë më vete, qoftë edhe nëse Edi Rama do ti bënte dhuratën e ruajtjes së vulës dhe siglës. 

Nga ana tjetër, një katastrofë elektorale si ajo e pranverës së kaluar, do e zeronte politikisht peshën e atyre që njihen si mbështetës së krahut Basha-Alibeaj.

Prandaj edhe “pro” edhe “anti” foltoristët po bëjnë sikur duan bashkimin, ndonëse nuk ofrojnë asgjë tjetër përpos parrullave për lavdinë e tij.

Qasja e secilës palë se “do bashkëpunojmë pa kushte”, vetëm për të zgjedhur kandidatë unikë, është e destinuar të dështojë. Nga njëra anë Berishën e kanë votuar për të organizuar primaret, ai vetë i ka premtuar, prandaj është i dënuar të mos tërhiqet prej tyre. Por, nga ana tjetër grupi i ish drejtuesve e di se e ka të pamundur të fitojë ndonjë gjë në këto gara, të kontrolluara nga struktura e berishistëve dhe ku zotëron fryma që u ndez me foltoren.

Atëherë si arrihet kompromisi? 

Nëse vërtet ka një vullnet për të shkuar drejt tij, ai nuk realizohet dot as me arrnime sa për këto zgjedhje, as me pazare të vogla. Formula “negociojmë pa kushte” është hipokrizi. Palët duhet të kenë kushte, parime dhe pozicione të përcaktuara qartë pa allishverishe meskine se kush do të marrë Kavajën apo Tropojën.

Berisha: S’kam kushte për asnjë, vetëm për Lulzim Bashën

Kompromisi real është i mundshëm vetëm nëse ai zgjidh problemin themelor të PD-së. Pra nuk mund të ketë pakte të vogla, pa zgjidhur tablonë e madhe.

Grupi i ish drejtuesve nuk duhet të mendojë për fate individuale, por për zgjidhje politike. Ai fillimisht duhet të tërheqë kërkesën absurde për ti vjedhur shumicës siglën, vulën dhe emrin me gjykatë. Pasi të hedhi këtë hap, pra të pranojë faktin e vërtetuar botërisht të të qenit pakicë brenda PD-së, ata duhet të kërkojnë institucionalizimin e kësaj minorance. Sipas një llogarie të dakordësuar, ata duhet të kenë përfaqësuesit e tyre në kryesi, Këshill Kombëtar dhe në çdo strukturë drejtuese. Sipas këtyre raporteve ata duhet të kenë njerëzit e vet në këshillat e ardhshëm bashkiakë dhe rivalë në të gjitha primaret. Nëse Berisha ka bërë propogandë me mendimin ndryshe dhe fraksionet tani është momenti që të vihet në provë për këtë. Ai duhet të jetë i gatshëm tu japë hapsirë në parti atyre që mendojnë se kjo forcë nuk ka vend për një njeri të shpallur non grata nga SHBA, atyre që nuk e shohin të ardhmen me të dhe që nuk kanë lënë gjë pa i bërë, qoftë sy më sy, qoftë pas shpine.

Për të arritur bashkimin, Berisha duhet të jetë i gatshëm ta hapë partinë edhe për ata që do të nxitojnë ti kërkojnë të largohet menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale, edhe për ata që do ti thërrasë ambasada për ti frymëzuar që ta godasin edhe për ata që do ti ketë gjithë kohës si telash nëpër këmbë. Në demokraci nuk ka rrugë tjetër për tu bërë shumicë përpos bashkjetesës me ata që një ditë do të zënë vendin. 

Vetëm me këto sakrifica nga të dyja anët mund të fillohet të flitet për marrëveshje reale. Sepse teoria të bashkohemi pa kushte për hir të fatit të demokratëve të Laçit, nuk çon dot larg. Asnjëherë nuk do të ketë paqe me pakte të vogla, pa bërë kompromisin për kushtet e mëdha.   

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Jane te marre fund. Te mbaruar komplet. Mos u merr me me keta Bushat se ofendon inteligjencen tende.

    Me mire hap Parti vete, po ke bythe, sic ta tha edhe Veliaj.

    1. Bushati te themeloje parti? Bushati eshte tipiku i dembelit dhe llafazanit. Ai eshte mesuar te shkoje neper studio televizive, thote dy fjale kunder Rames, shkruan nje artikull si ky ne jave tek Lapsi, dhe jeton i lumtur. Urith me DNA bolshevike.

  2. Kemi nje shembull nga historia e PKSH, grupet komuniste nuk po formonin partine u ra dakord qe kryetaret e grupeve te dorhiqen, keshtu qe u krijua partia. Shembelli eshte i pershtatshem per keto parti bija te PKSh. Ndersa per fitimin e zgjedhjeve lokale keta te PD te Sales apo te kujdo duhet te falen e te bejne kurban ne ndonje vend fatsjedhes.

  3. Edvini I Zi i drogs , kokains, vuqiqit ,inqeneratorit djegs asht ay qy do fitoj bashk me lali erin zgjedhjet 2023 ,po do I vjedhi ta them un ty. Ramsi ndal ,mos tall kocet me opinjonistat qy ke fryk se t thojn qy ke dal nudo se upuzita e bashkuer do fitoj.rama ik,rama ik.fitoreee.

  4. Ore kur do ta kuptojne demokratet se pa ikur Berisha nga politika opozita nuk vjen ne pushtet,por te iki dhe jo te beje sikur iken dhe te veri nje lolo si Basha sa per sy e faqe??!!

  5. Vëllai i Sokol Olldashit ‘i përvishet’ Berishës: Basha të erdhi në zyrë duke qarë, telefonove çdo kryetar dege për t’i kërcënuar…

  6. përson i besuar që në kohën e Berishës së parë në SHIK-un famkeq, i cili rikthehet në krye të një proteste në një moment krize botërore. Kovaçi madje tha së është krenar që kryeministri Rama i përmendi të shkuarën e tij në SHIK, por pyetja që shtrohet është, pse në CV e tij nuk e shënon këte fakt, meqenëse është kaq krenar?

  7. Nuk ka dhe nuk do kete bashkim ne pd,eshte drejt asimilimit si parti,prisni forminin e partie tjeter me lidere majlinda bregun dhe ata nderkombetare qe e duan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *