• |
ide | kryesore

Del data e primareve/ Kur PD do zgjedhë kandidatët për bashkitë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
primareve



I gjithë procesi i primareve në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 2023 do të përfundojë në datën 4 dhjetor.

Mediat raportojnë se deri më 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidaturave. Nga data 6 nëntor deri më 13 nëntor Këshilli Kombëtar do të filtrojë kandidaturat. Më pas bëhet publikimi zyrtar i emrave.

Kandidatët e përzgjedhur do të kenë dy javë kohë për të bërë fushatën e primareve. Në datën 4 dhjetor do të zhvillohen primarët në të gjithë Shqipërinë.

Afati për të gjithë ecurinë e procesit të primareve u vendos në mbledhjen e Kryesisë së organizuar nga Sali Berisha. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Këtë filtrimin e Këshillit Kombëtar nuk e kuptoj.Perse do filtrohen.Te konkurojnë të gjithë që e ndjenë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *