• |
ide | kryesore

Dita e dytë e bojkotit, pedagogët nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Protesta e pedagogëve ka vijuar edhe për të dytën ditë pas nisjes së vitit të ri akademik. Duke folur për mediat, kreu i sindikatës së pedagogëve, Kovaçi tha se bojkoti do të vazhdojë në formën e ndërprerjes së mësimit si dhe në daljen para fakulteteve në orën 10:00. Po ashtu, ai ka deklaruar se studentët i kanë mirëkuptuar dhe se orët mësimore do të zëvendësohen.

“Të nderuar kolegë, sindikata deklaron vijimin e protestës në ditët në vijim. Në formën e ndërprerjes së procesit mësimor gjithë ditën dhe mbledhjen në fakultete në orën 10:00, protesta do të vazhdojë. vetëm kështu do të kthehet nderi ynë. Misioni ynë do të vazhdojë, universiteti është vendi i shpresës, por çfarë shprese do të sjellin universitetet tona. Ne jemi në gjendje të mjerueshme. Nuk ka çfarë rankimesh të bëjë Rama kur nuk ka asnjë financim. Protesta do të vazhdojë, studentët na mirëkuptojnë. Mbështetja e protestës po vazhdon edhe në rrethe.”, tha Kovaçi. 

Në përgjigje për Kryeministin Edi Rama, i cili po bën rankimin e Universieteve, Kovaçi tha se fillimisht Universitetet duhet që të financohen dhe më pas të bëhet rankimimi i tyre.

“Kryeministri duhet që të financojë Universitetet. Pse infiermeria ka mbikuota në çdo Universitet? Sepse duan që të ikin sa më parë nga vendi. Orët mësimore do të zëvendësohen. Studentët janë dakord me protestën. Presim komunikim nga Ministria e Kultutës për të mbyllur këtë protestë sa më parë,” shtoi ai.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *