• |
ide | kryesore

Drejtonte rrjetin e prostitucionit në Athinë, arrestohet shqiptari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
policia



Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se ka drejtuar një shtëpi publike në mes të kryeqytetit grek, Athinë.

Bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe tetë persona të tjerë si pjesë e grupit që drejtonin shtëpinë publike.

Mediet greke bëjnë me dije se emigrant shqiptar 32 vjeç kishte ngritur një rrjet prostitucioni në Athinë prej tre vitesh bashkë me një 29-vjeçar nga Moldavia.

Sakaq mësohet se janë shoqëruar edhe shtatë gra, dy prej të cilave mbaheshin me zor në shtëpinë publike. Të gjitha gratë janë marrë në mbrojtje dhe u është dhënë trajtim psikologjik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *