• |
ide | kryesore

E rëndë në Iran/ 16-vjeçarja vritet brutalisht nga forcat e regjimit pasi refuzoi të këndonte himnin për liderin suprem

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Një nxënëse iraniane 16-vjeçare, Asra Panahi vdiq pas një rrahjeje nga forcat iraniane të sigurisë, sepse ajo së bashku me shokët e tjerë të klasës, refuzoi të këndonte një himn kushtuar liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Ngjarja u raportua në Telegram nga Këshilli Koordinues i Sindikatës së Mësuesve Iranianë, sipas të cilit vajza minorene u transferuan në spital pas rrahjes, në shkollën e Ardabilit, në veriperëndim të vendit, pas një kontrolli nga forcat e sigurisë, që më pas i detyruan të këndojnë një himn kushtuar Khameneit.

Sipas sindikatës, vajza vdiq si pasojë e rrahjes, ndërsa në një intervistë të transmetuar nga një kanal televiziv pranë Rojave të Revolucionit, një burrë i identifikuar si xhaxhai i Asras tha se ”mbesa ime humbi jetën nga një defekt i lindur në zemër”. Sindikata denoncoi sjelljen brutale të forcave të sigurisë që javën e kaluar kryen bastisje në shkolla të ndryshme në vend pasi studentët u filmuan pa shami ose duke brohoritur parulla kundër Khameneit.

Protestat vazhdojnë që prej shumë se një muaji, që kur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq pas arrestimit nga policia për shkak se ajo nuk mbante shaminë.



4 Comments

  1. Ja pse “Viti ’84” do te mbetet kryeveper! ….dhe ne shqiptaret e kuptojme mire! (jo disa skite qe dine shqip)

    1. O KakaMuti kaq idjot funksional të ka bere vaksina ?!
      Shko bej me vrap dozën e 4 dhe të 5 njëherësh që të shpëtojmë nga era jote o Kar me Nyje o kushëriri i Palloshit nga Surreli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *