• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi zbardh takimin me Edi Palokën: Njëanshmëria mund të dëmtojë procesin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazment Bardhi informoi pasditen e sotme grupin e parlamentar demokrat për ecurinë e diskutimeve me Edi Palokën. Për mediat ai tha se takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë të plotë mirëkuptimi për të gjetur një mekanizëm që siguron bashkëpunim të sinqertë mes demokratëve.

Asnjë prej të dyve nuk ka pasur një qëndrim për një çështje të caktuar, kemi shkëmbyer mendime dhe apeli im është që njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces. Demokratët kanë nevojë të jenë bashkë për të mundur Ramën dhe të bashkëpunojnë në mënyrë të sinqertë. Çdo rrugë e njëanshme që synon imponimin ndaj një pjese të demokratëve që mendojë ndryshe nuk do ishte zgjidhje për hallin tonë të përbashkët.”, tha Bardhi.

I pyetur nëse kjo lidhet me kundërshtinë e tij ndaj primareve, Bardhi e tejkaloi duke sqaruar se “kur flas për njëanshmëri flas për pozicione të kundërta të secilës palë breda grupit parlamentar. Nëse secila palë qëndron e ngurtë në pozicionin e vet atëherë bashkëpunimi minohet. Nëse kemi hyrë në mënyrë të sinqertë në këtë proces nuk duhet të minojmë dialogun, mirëkuptimin dhe mbi të gjitha bisedën e sinqertë mes njëri-tjetrit”.

Bardhi shtoi se do duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi i sinqertë mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues.

“Ajo që unë po them është e qartë për anëtarët e PD dhe për demokratët, por mbi të gjitha për qytetarët që duan të sjellin ndryshimin. Do të duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues. Nuk është vetëm qëllimi që të kemi vetëm një kandidat të përbashkët, por kandidat të përbashkët fitues, që i jep fitoren PD në zgjedhjet e ardhshme lokale”.

Ndërsa i pyetur se përse takimi me Palokën u zhvillua në kafe, ai u përgjigj:

“Sepse takimi e kishim informal, një kafe pune mes dy kolegesh. Më vjen keq për ju që ishte e lodhshme. Ishte një takim informal mes kolegesh të mandatuar. Qëndrimi i grupit parlamentar të PD i shpallur të hënën ka qenë që jemi të gatshëm të nisim punën që atë ditë”.



3 Comments

  1. Shume i qarte Bardh. Pra s’bohet. Dakord jam edhe une.

    Lere Berishen te tregoje sa kurve eshte. Deri ne fund. Te shohim kush eshte ne fakt bytheqiri i vertete?

    Ti apo ai?!

  2. Bën ky sikur kërkon bashkim por vë kushte.Primaret dhe vetëm primaret janë e vetmja mënyrë për të zgjedhur kandidatin.Te tjerat janë vetëm justifikime.Jo anëshmëri e dërci e vërci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *