• |
ide | kryesore

Inceneratorët/ Pse e humbi qetësinë Lefter Koka

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Edi Rama dhe Lefter Koka inceneratorin e Elbasanit



Pikiatën që i ndodhi kur ia ndërruan zyrën e Ministrit të Mjedisit me qelitë e burgut 313, Lefter Koka e priti me një qetësi të rrallë.

Në fakt, hetimet e SPAK as nuk ia kishin prerë hovin e fushatës për Partinë Socialiste dhe ai e çoi deri në fund detyrën për “çuarjen për skrap” të LSI-së në Durrës.

Përçapjet e prokurorëve që gjurmonin paratë nuk ia prishnin qetësinë, për sa kohë ishte një ndër njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama, siç tregoi edhe video, ku të dy, bënin pazare politike nën avujt e alkolit.

Me të njëjtën qetësi u tërhoq nga politika. Megjithëse laku i hetimeve për inceneratorët ngushtohej, në shtator të 2021 ai sakrifikoi mandatin e sapofituar të deputetit pa dhënë shumë shpjegime.

Në heshtje priti edhe arrestimin. Në 14 Dhjetor të vitit të kaluar i vunë prangat. As nuk u largua nga vendi, as nuk ia hodhi fajin shokëve të partisë. Heshtja u duk se do të shkonte deri në vetëmohim.

Kërcënimet e Lefter Kokës

Lefter Koka, foto LSA
Lefter Koka, foto LSA

Prandaj dhe deklaratat kërcënuese të avokatit të Lefter Kokës erdhën si rrufe në qiell të pastër. 10 muaj pas arrestimit, ish ministri i arrestuar i qeverisë Rama akuzoi se po e përdornin për të marrë lavde si “peshk të madh”.

Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë”, tha ai. “Do keni mundësi të dëgjoni të vërtetën e Z.Koka, fakte dhe argumenta që s’i keni dëgjuar por janë bazuar mbi atë kallëzim politik” tha avokati.

“Ftoj mediat në procesin me dyer të hapura ku do dëgjojni më shumë nga tani përvec akuzave politike me të cilat është arrestuar” u shpreh avokati, që kërkon një masën “arrest shtëpie” për klientin e tij.

Kërcënimet që “shpërblyen” Alqi Bllakon

Alqi Bllako para arrestimit
Alqi Bllako para arrestimit

Një ndër bashkëpuntorët më të ngushtë të Lefter Kokës, ish-sekretari i tij i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Alqi Bllako është në shtëpi.

Lexo edhe: Dokumentat që nxjerrin zbuluar lidhjen okulte Veliaj- Alqi Bllako

Bllako ndejti vetëm 6 muaj në burg, megjithëse akuzohet për korrupsion në të njëjtën aferë si Lefter Koka. Bllako u arrestua më vonë (1 Prill) dhe u lirua më herët (6 Tetor) se Lefter Koka, duke nxjerrë bllof prokurorët e SPAK që hetojnë çështjen.

Por kushdo që e ka ndjekur në vijimësi çështjen e inceneratorëve, e ka të qartë se situatat e arrestimit të Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës ndryshojnë si nata me ditën.

Bllako dhe Koka, dy qëndrimet para arestimit

Alqi Bllako dhe Lefter Koka, dy ish deputetet e arrestuar per inceneratoret
Alqi Bllako dhe Lefter Koka, dy ish deputetet e arrestuar per inceneratoret

Pavarësisht bashkëpunimit të gjatë që kanë pasur me njëri-tjetrin, Alqi Bllako dhe Lefter Koka patën reagime të ndryshme para arrestimit.

Nëse Koka dorëzoi në heshtje mandatin e deputetit dhe nuk bëri asnjë reagim, Alqi Bllako deklaroi se ishte i pafajshëm. Menjëherë pasi SPAK i kërkoi parlamentit arrestimin, Alqi Bllako bëri një deklaratë publike, ku paralajmëroi se do të përballej me prokurorët dhe se do të fliste për t’u vetëmbrojtur.

Një tjetër detaj shumë i rëndësishëm janë orët para arrestimit. Ndërkohë që Lefter Koka i priti në heshtje dhe u hapi derën e shtëpisë policëve që i vunë prangat, Alqi Bllako nuk qe aq bashkëpunues.

Natën e 31 Marsit duke u zbardhur 1 Prilli, Bllako u zhduk. Orët e misterit atë natë ngritën një fortunë mediatike. Versioni më i besueshëm qe arratisja e ish-deputetit jashtë vendit.

Në media u fol edhe për negociata dhe një marrëveshje të fshehtë, që Bllako e fitoi përmes shantazhit dhe kërcënimit.

Kjo nuk u provua asnjëherë.

Por është fakt se Bllako heshti për pretendimet që kishte si i pafajshëm, megjithëse paralajmëroi se do t’i bënte publike. Vërtet heshti, por qëndroi vetëm 6 muaj në burg. Sot është pranë familjes së tij.

Në anën tjetër, Lefter Koka, që i besoi ish-shokët e partisë mbeti në burg prej 10 muajsh.

I penduar për heshtjen, ai sot kërcënon se do të flasë. Mbetet për t’u parë nëse po luan bllofin apo është gati të marrë me vete ish-bashkëpuntorët në aferën e inceneratorëve./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/10/06/alqi-bllako-jashte-burgut-heshtja-i-jep-lirine-por-jo-pafajesine/



8 Comments

  1. Si mos t’a humbi.Ai në burg të tjerët jashtë.Te tjerët nuk preken ky i bo kurban.Dhe nuk thotë asgjë!!!

    1. Vëllai i Sokol Olldashit ‘i përvishet’ Berishës: Basha të erdhi në zyrë duke qarë, telefonove çdo kryetar dege për t’i kërcënuar…normal qe do dale te mbroje veten nga kjo afere qe noka ka pasur me spiunin metaj,do shikoni cfare do nxjere nga goja

  2. Kercenimi se “do te flas” nuk eshte e vetmja aresye qe ktheu ne shtepi Alqi Bllakon.
    Si Bllako, ashtu edhe Koka u projektuan si kurbanet e inceneratoreve edhe per shkak se dikur ishin zyrtare te LSI dhe te aferm te Metes, ndaj burgosja e tyre “lan” rilindasit nga kjo afere.

    Nga ana tjeter, motivi i burgosjes se dy te konvertuarve ne “rilindas” ishte pa dyshim nje mjet per t’i perdorur si “pentito” dhe deshmitaré te korrupsionit te ish Presidentit dhe shantazh mbi te.

    A e ka pranuar Bllako nje rol te tille ?

    Koha do ta tregoje, sepse kthimi ne shtepi dhe izolimi i tij, ndoshta eshte pritje per te bere deshmitarin ne momentin qe do t’ia kerkoje Rama.

    Ndaj kercenimi i Lefterit eshte jo vetem i vonuar, por edhe i pa vlere, pasi lenia e tij ne burg eshte presion mbi te per t’u bere nje Bllako 2, natyr isht jo per aferen e inceneratoreve. Edhe ky i duhet Rames si gur shahu ne luften politike me Meten.

  3. Ky po te jete burre le te flase e ta zbaraz barkun komplet . SPAK-u duhet ti garantoje mosndeshkueshmerine penale dhe financiare . Keshtu vepron FBI , kur fitimi eshte shume me i madh se humbja jepen garnci ekstreme . Lind pyetja a ka bythe SPAK-u ta beje nje gje te tille . Ose me sakt a e do SPAK- u zbardhjen e kesaj ngjarjeje ?

  4. përson i besuar që në kohën e Berishës së parë në SHIK-un famkeq, i cili rikthehet në krye të një proteste në një moment krize botërore. Kovaçi madje tha së është krenar që kryeministri Rama i përmendi të shkuarën e tij në SHIK, por pyetja që shtrohet është, pse në CV e tij nuk e shënon këte fakt, meqenëse është kaq krenar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *