• |
ide | kryesore

Ish dadoja tregon sesi aktori zbuloi tradhëtinë e Olivia Wilde

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi, ish dadoja e fëmijve të Jason Sudeikis dhe Olivia Wilde ka treguar se si aktori zbuloi tradhëtinë e saj.

Në një intervistë për ‘Daily Mail’,ish dadoja tregoi se Jason pa mesazhet e Olivia me Harry Styles në Apple Watch e saj.”Të hënën në mëngjes [të] 9 nëntorit, kur u ktheva nga një fundjavë pushimi, Jason po qante shumë. Ai nuk e dinte fare se çfarë kishte ndodhur,” tha Ish dadoja. “Pasi i bëmë gati fëmijët, Jason u ngjit lart për kafe. Ai po qante dhe  filloi të thoshte: “Ajo na la. Ajo na la!”

Sipas Daily Mail, Jason Sudeikis e ndaloi stafin të dëgjonte muzikën e Harry në shtëpi. Mirëpo, si Sudeikis ashtu edhe Wilde i quajtën deklaratat e dados “të rreme “. Ata pretenduan se gruaja ka orkestruar një “fushatë ngacmimi 18-mujore”.

“Si prindër, është tepër shqetësuese të mësosh se një ish-dado e dy fëmijëve tanë të vegjël ka vendosur të bëjë publikisht akuza të tilla të rreme për ne”, tha ish-çifti për Page Six të hënën.

“Fushata e saj 18-mujore e ngacmimit ndaj nesh, si dhe njerëzve tanë të dashur, miqve dhe kolegëve, ka arritur kulmin. Ne do të mbetemi të fokusuar në rritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë. Urojmë që ajo do e lej të qetë familjen tonë”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *