• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Bie sërish sistemi TIMS në pikat kufitare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sistemi tims



Rikthehen problemet me sistemin TIMS në pikat kufitare. News 24 raporton se mbrëmjen e së martës ka pasur probleme në Pikën Kufitare të Kakavijës. Sipas të njëjtave burime sistemi TIMS në këtë pikë ka rënë rreth orës 21:50.

Aktualisht po punohet manualisht. Nuk raportohet të ketë radhë qytetarësh. Punonjësit po përcjellin manualisht dokumentacionin dhe kjo ka zgjatur procesin. Sipas të njëjtave burime, probleme ka pasur edhe në pikën kufitare të Kapshticës ku ka ndërprerje të sistemit.

Sistemi ka rënë edhe në pikën doganore të Qafë Thanës dhe në Tushemisht. Sipas të njëjtave burime, sistemi TIMS ka rënë edhe në Durrës. Edhe aty po punohet manualisht. TIMS nuk punon as në piken e Kalimit Kufitar të Qafe Botës.

Nuk ka ende një reagim nga autoritetet se çfarë ka ndodhur. Sistemi TIMS u sulmua nga hakerat në shtator të këtij viti. Prej asaj kohe ka pasur probleme të vazhdueshme edhe pse autoritetet thonë se e kanë situatën nën kontroll. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Timsi shqiptar eshte bere si dere qilari, se bie e ngrihet per te rene serish.

    Nderkohe kalon rehat droga, pzrate e pista dhe mafioze te kerkuar neper bote.

    Nga nje vend ku kufiri ishte i pakalueshem dhe me cmimin e jetes, na u deshen 3 dekada per t’u bere han pa porta.

    Ky po qe eshte zhvillim i madh e askush nuk na e kalon dot kete rekord.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *