• |
ide | kryesore

Negociatat / Ku ka ngecur bashkimi i dy PD-ve

-Instant, Arkiva, Kryesore



Ndonëse dy negociatorët e mandatuar nga grupet rivale të PD-së për të realizuar qëllimin e daljes në zgjedhjet vendore me një kandidat të vetëm, folën me tone pozitive pas takimit të tyre të parë, duket se gjasat që ky objektiv të arrihet janë ende larg. Po të lexohen deklaratat ‘optimiste’ të Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit pas reshtave duken kontradikta të thella. Kur doli nga një takim me deputetët që mbështesin Alibeajn, ish sekretari i përgjithshëm i PD-së së Bashës e vuri theksin tek njëanshmëria që e dëmton procesin, pa pranuar tu përgjigjet pyetjeve për primaret dhe përzgjedhjen e votuesve në to që ka nisur grupi i Berishës. “Apeli im, duke ndjekur të gjithë zhvillimet, është që njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces…Flas për pozicione të ngurta të secilës palë në grupin parlamentar. Nëse qëndrojnë të ngurtë në pozicionin e tyre, bashkëpunimi minohet”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: PD, misioni i pamundur i bashkimit pa kushte

Ndërsa në krah të Bardhit, Enkeleid Alibeaj foli për kandidatë fitues që përfaqësojnë të gjithë sensibilitetet e demokratëve duke nënkuptuar që ata të Berishës nuk e plotësojnë këtë kusht: “Duhet të bashkojmë çdo fluks në bazë pasi ata do t’i vënë shpatullat kësaj pune. Të gjejmë një kandiat të vetëm që të përfaqësojë të gjitha flukset”, tha ai duke e vënë theksin tek folja të gjejmë dhe jo tek ajo të votojmë.
Ndërsa Paloka që qe më i kursyer kur doli nga takimi, foli për “vullnet të përbashkët për të dalë me një kandidat të vetëm”, po i rrëshkiti pyetjes së drejtpërdrejtë të gazetarëve kur iu desh të përgjigjet nëse pala tjetër e pranon përcaktimin e konkurentëve përmes primareve.

Nga kontaktet që gazetarët e Lapsi.al kanë pasur me të dyja palët duket se këtu qëndron edhe pika kyçe dhe deri tani e pazgjidhshme për një marëveshje të mundshme. Grupi i Berishës nuk heq dorë nga primaret, pra nga përcaktimi i kandidatëve përmes votës së anëtarësisë. Disa deputetë të grupit Alibeaj që janë kontaktuar nga kolegët e tyre foltoristë e kanë parë se ky është një parim i panegociushëm dhe kanë rënë dakord ta pranojnë atë. Por jo të gjithë mendojnë kështu.

Grupi Alibeaj mendohet se kërkon zgjedhjen e kandidatëve pa votim të antërësisë, por me negociatë mes krerëve në tavolinën e kompromisit. Ata kanë argumentat e tyre për këtë. Ata pretendojnë se tashmë Berisha e ka futur PD-në në zgjedhë, se ai ka uzurpuar drejtuesit e forumeve, se falë konfliktit të egër, ata më të paanshmit janë distancuar dhe se nga primaret rrezikohet të dalë një figurë që e duan vetëm militantët, kryesisht berishistë, por që nuk është përfaqësues i pjesës më të madhe të qytetarëve.

Prandaj Alibeaj këmbënguli në një kandidat që i përbashkon të gjitha flukset (pra jo fituesin e primareve të militantëve) ndërsa Bardhi, duke targetuar primaret iu kundërvu “pozicioneve të ngurta që minojnë bashkëpunimin”.

Gaz Bardhi zbardh takimin me Edi Palokën: Njëanshmëria mund të dëmtojë procesin

Por sado logjikë të kenë frikërat e grupit të minorancës se në primare mund të dominojnë saliistët duke mos nxjerrë kandidatin më përbashkues kundër pushtetit, Berisha e ka pothuajse të pamundur të tërhiqet nga përzgjedhja e kryebashkiakëve nga vota e antarësisë, gjë që ishte një nga kolonat e platformës me të cilën ai kërkoi votën për t’u rikthyer kryetar.

Prandaj, sado që dy negociatorët flasin për qasje “konstruktive” dhe për “vullnet për të dalë me një kandidat të vetëm”, gjetja e konsensusit mes dy PD-ve armike ngjan ende me një mirazh shumë të largët.

©Lapsi.al

 



8 Comments

  1. Trimin nga frikacaku , mençurine nga budallaliku e ndane vetem nje fije e holle , deshtimi apo suksesi .
    Nese do qe te behesh kamikaz i palloshit apo shpetimtar i demokrateve e i demokracise , kjo eshte ne doren tuaj z.Alibeaj .

  2. Grupi Alibeaj eshte nje kale i ngordhur , nese duan te prishin pune edhe mund te prishin por karriera e tyre politike merr fund nje here e mire . Te sakrifikosh vetveten sepse keshtu do palla 2m e rilindjes eshte gomarllik .
    Tashme me primaret votojne te gjithe demokratet nga krijimi i PD-se e deri tani , biles perveçdemokrateve votojne edhe simpatizantet . Athere lind pyetja pse nuk bashkohet grupi Alibeaj ? Ndoshta eshte rrotkarizuar komplet nga palla 2m i gjate .

  3. te gjithe duhet ta kuptojne se koha e njeshit ne parti ka marre fund . Primaret tashme jane kushtetute ne PD .
    Asnje kandidat per kryetar Bashkie apo kandidat per deputet nuk del me nga njeshi i partise por nga baza .

    1. Ore ju jeni apo bëni shaka? Me Saliun do bëhen zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë, pra primare? E patë se çfarë ndodhi me zgjedhjet e forumit rinor?!

  4. Vëllai i Sokol Olldashit ‘i përvishet’ Berishës: Basha të erdhi në zyrë duke qarë, telefonove çdo kryetar dege për t’i kërcënuar…

  5. përson i besuar që në kohën e Berishës së parë në SHIK-un famkeq, i cili rikthehet në krye të një proteste në një moment krize botërore. Kovaçi madje tha së është krenar që kryeministri Rama i përmendi të shkuarën e tij në SHIK, por pyetja që shtrohet është, pse në CV e tij nuk e shënon këte fakt, meqenëse është kaq krenar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *