• |
ide | kryesore

Pinte cigare në pankinë, para syve të trajnerit: Antwerp pezullon Nainggolan me kërkesë të Van Bommel

-Instant, Sport
Nainggolan



Radja Nainggolan ka bërë një tjetër gafë. Mesfushori belg është pezulluar nga Antwerp për një kohë të pacaktuar. Masa është marrë pasi ka pirë cigare elektronike në pankinë para humbjes 3-0 kundër Standard Liege. Trajneri Van Bommel, së bashku me klubin, vendosën të marrin një masë drastike duke e nxjerrë jashtë skuadrës ish-interistin. Belgu ka qenë,protagonist, muajt e fundit, i episodeve jo ekzaktësisht edukues, si arrestimi për drejtim mjeti pa patentë, një javë më parë.

Në atë rast, të zbuluar nga Nieuwsblad, futbollisti u ndalua nga policia teksa drejtonte një Mercedes pa patentë shoferi të vlefshëm. Belgu u arrestua para se të lirohej, pas një marrje në pyetje të shkurtër, në pritje të gjykimit. Në gusht 2021, atij i ishte tërhequr leja e drejtimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Sikur të mos mjaftonte, edhe me shpejtësi të lartë. Për këtë Nainggolan do të duhej të bënte provimin për ta rikthyer atë. Test që, sipas asaj që u zbulua nga Wouter Bruyns, zëdhënësi i policisë së Antwerp, nuk u zhvillua kurrë: “Ai nuk e bëri atë provim – shpjegoi Bruyns -. Ai u arrestua dhe u dërgua në kazermë për t’u marrë në pyetje. Makina e tij u sekuestrua.

Protagonist edhe në të kaluarën i episodeve në limite të sjelljes, Nainggolan, edhe në Belgjikë ka bërë të njëjtën gjë. Rruga e zgjedhur prej belgut e ka bërë të dorëzohet Antwerp dhe trajnerin Van Bommel. Holandezi ka qenë i detyruar në një farë mënyre të marrë masa pas marifetit të fundit, që do të thotë pasi kishte pirë një cigare elektronike në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *