• |
ide | kryesore

Reagon Rama: E vërteta e lajmit për rikthimin e vizave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mediave



Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi lajmet se BE-ja mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë. Në një postim në Twitter, Rama garanton se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Nuk mungon edhe një “thumbim” për kundërshtarët politikë në opozitë.

“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri. Askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet. Vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë rubla çorba”, – shkruan Rama.

Pak ditë më parë u raportua se rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka sjellë vendosjen në tavolinën e bisedimeve të propozimit për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetas nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi po hyjnë legalisht pa viza me rrugë ajrore në Serbi. Disa prej këtyre vendeve janë duke hyrë edhe në Shqipëri. Një numër shumë i lartë i tyre lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt vendeve anëtare të BE-së”, – theksohet në një dokument.

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm po ushtron presion mbi shtetet fqinje të BE-së, Austrisë, Kroacisë si edhe Sllovenisë. Ndaj në dokument nënvizohet presioni diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të harmonizuar heqjet e vizave dhe për të rikthyer mbrapsht më shumë emigrantë të parregullt. ©LAPSI.al



9 Comments

    1. Po ky pashaporten diplomatike e ka!! C’i plasi ktij, se u rikthyen vizat!! Madje ka dhe Carter… prodhim turk, gjithsesi… 😜😆🤣🤣

    1. ky jevgjit incest rrihej nga cunat e lagjes qe gajaseshin kur ja fuste vrapit si gomar ne mes te Tiranes.yt gjirizo sufllaqexhi.

  1. Fajin e ka Saliu!.. se u kapen cunat ne gjith portet e Europes…Pse mos mbyllen kufijte… Krimi i organizuar dhe (i orkestruar) shqiptar ka arritur kulmin!!!

    Del dhe Tao Kari dhe thote do bej e ligjin e amnistise fiskale, do legalizojne “asetet”e cunave te Kuksit😜😆😆😆🤣

  2. Pastaj do kthehen gomonet edhe njehere… Si Afrikanet… Do kemi Otranto 2, 3, 4…5 (all thanks to our pro-American omnipotent, omnipresent leader Edi Rama!!!🤣🤣🤣😂)

  3. Po,po aty mahu se s’mund të ndodhë. Të vjen keq kur e ndigjon por ka një pjesë të popullsisë që kështu duan. Të jetojnë të izoluar dhe nën diktaturë siç Rama po bën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *