• |
ide | kryesore

SPAK tërheq kërkesën për Erion Alibejn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



Prokuroria e Posaçme, SPAK ka tërhequr kërkesën për gjykim ndaj Erjon Alibejt, i cili akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ngjarja ka ndodhur në muajin korrik të vitit 2020. SPAK në arsyetimin e saj thotë se tërheqja vjen pas dëshmisë së marrë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Dëshmia e tij ka bërë të nevojshme që të kryhen hetime shtesë për Erjon Alibejn, bën me dije SPAK.

Erjon Alibej akuzohet si organizatori dhe porositësi i vrasjeve të ndodhura më datë 20 dhe 29 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”. Erion Alibej në Itali njihej me emrin Andrea Alibej. Ai ka qenë i arrestuar për trafik droge së bashkë me të vëllain, i cili u vra në një atentat. Endrit Alibej u ekzekutua në zonën e Metalurgjikut në Elbasan. Dyshohet që Erion Alibej ka marrë hak për vëllain e tij dhe ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Hetimet e prokurorise deri me tani kanë nxjerrë në dritë faktin, se Alibej pagoi Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj. Ky i fundit u gjet i pajete mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në afërsi të varrezave të qytetit. Sipas policisë, ai ishte goditur 27 herë më thike nga Halilaj. Ndërsa Hoxha kishte rolin e organizatorit. Të njëjtën persona, po kundrejt pagesës, kanë patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Emiljano ramazanit, tek rrethrrotullimi i Luleve, në Elbasan.

Lexo më tej: Dosja e SPAK/ Si u implikua shefi i krimeve të Elbasanit në vrasjen e Emiljano Ramazanit 

Lexo më tej: Dëshmia/ Roli i ish-presidentit të klubit të futbollit, Arben Laze në vrasjen e Emiljano Ramazanit 

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *