• |
ide | kryesore

Video/ Benzema sulmuesi i artë: ja fanella speciale pas triumfit në Topin e Artë

-Instant, Sport, Video
sulmuesi



Një fanellë speciale, në prodhim të limituar, për të celebruar Karim Benzema, fitues i sapo shpallur i Topit të Artë 2022. Kjo ishte idea e Adidas, që ka krijuar një fanellë enkas të Real Madrid. Ajo do të ketë emrin e sulmuesit francez dhe numrin 9 me ngjyrë ari. Brenda numrit janë edhe konturet e imazheve të francezit. Sulmuesi u shpërblyer në Theatre du Chatelet në Paris, nga Zinedin Zidane. Fanella do të jetë në dispozicion vetëm për një kohë të kufizuar.

Në imazhet e publikuara nga brandi i famshëm i produkteve sportive, ‘Hand of Gold’, ka ndryshuar edhe fasha e Benzema. Ajo që sulmuesi mban në dorën e djathtë. Në konceptin e Adidas ajo është bërë nga e bardha në ngjyrë të artë, me diciturën: “Asgjë nuk është e pamundur”.

Lexo më tej: Topi i Artë 2022 i dorëzohet Benzema: Mbreti Karim bëhet i dyti më ‘i moshuar’ që rrëmben trofeun prestigjoz



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *