• |
ide | kryesore

Të gjithë si Jeffrey Dahmer këtë Halloween

Paparazzi, Slider
Jeffrey Dahmer



Seriali më i fundit televiziv mbi vrasësin serial Jeffrey Dahmer është ende në krye të listave të “Netflix”, por prindërit e viktimave nuk janë shumë të lumtur për këtë. Së fundmi, veshjet si të Jeffrey Dahmer po shiten kudo si kostume Halloween-i.
Shirley Hughes, nëna e Tony Hughes, një burri që nuk dëgjonte i cili u bë viktima e 12-të e Dahmer-it, i tha TMZ se të shohësh dyqanet në internet që përfitojnë nga vdekja e djalit të saj me kostumin e Halloween-it, po sjell një trishtim të madh në familjen e tyre.
Gjatë javës së fundit, adoleshentët janë parë duke veshur paruke bionde, bluza retro dhe syze aviatori për t’i ngjasuar kanibalit. “Unë nuk e kuptoj se si ata mund të përdorin emrat tanë dhe të nxjerrin gjëra të tilla,” tha Hughes për The Guardian, duke iu referuar shfaqjes.
Seriali “Monster: The Jeffrey Dahmer Story” që u shfaq si një rrëfim i përqendruar te viktimat që donte të nderonte familjet e shkatërruara nga vrasësi serial, në të vërtetë kurrë nuk iu afrua familjeve, sipas të afërmve të viktimave të shumta.
Seriali i famshëm ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Familjarët e viktimave kanë qenë kundër që në fillim edhe pse tashmë seriali ka marrë përmasa gjigante dhe është parë miliona herë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *