• |
ide | kryesore

“The Crown” përballet me kritika për skenën me Princeshë Diana

-Instant, Paparazzi, Slider



Drama mbretërore e Netflix “The Crown” ka ndezur polemika për mënyrën se si  planifikon të përshkruaj momentet e fundit të Princeshë Diana.

Sezoni 5 do të shfaqë Elizabeth Debicki duke marrë rolin e Princeshës së Uellsit nga Emma Corrin, ndërsa Dominic West do të marrë rolin e Charles nga Josh O’Connor. Sipas Irish Sun, skenat që përshkruajnë vdekjen tragjike të Dianës kanë “ngjallur zemërim”.

Princeshë Diana vdiq në vitin 1997 në moshën 37-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në tunelin Pont de l’Alma të Parisit. Një burim nga shfaqja u shpreh se anëtarët e ekuipazhit po flasin për përshkrimin e vdekjes së saj në ekran.

“Të kthehesh në Paris dhe t’i kthesh ditët dhe orët e fundit të Dianës në një dramë është shumë e pakëndshme. Më në fund, disa nga anëtarët e ekuipazhit po tërhiqen,” u shpreh ai për The Sun. “Shfaqja gjithmonë u përpoq të paraqiste një version imagjinar të historisë mbretërore me sa më shumë ndjeshmëri. Por, kohët e fundit është e vështirë për të arritur këtë ekuilibër. Një tjetër burim prodhimi i tha Deadline se përplasja e makinës nuk do të shfaqet në ekran. Do të shfaqen vetëm ngjarjet para dhe pas aksidentit. Sezoni 5 i “The Crown” do të ketë premierën më 9 nëntor/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *