• |
ide | kryesore

Vrasja e dyfishtë në Kurbin/ Burgim i përjetshëm për autorin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurbin



Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim te përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj). Ata u shpallën fajtorë për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020 në një hotel në Gjorm, në Kurbin.

Kjo masë dënimi për Eduart Lamajn është kërkuar nga prokuroria e Kurbinit e cila lexoi pretencën para gjykatës. Gjithashtu ndaj Ilir Lika, prokuroria kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 35 vite burgim.

Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Kurbin. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi. Këta të fundit prej dy vitesh ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit.

Sipas prokurorisë motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por ka dyshime të forta se katër autorët kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoi më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur.

Lexo më tej: U dyshua për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, gjykata lë me ‘arrest shtëpie’ Kreshnik Tushën 

https://www.youtube.com/watch?v=RisSgcEqDUU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *