• |
ide | kryesore

Berisha për primaret në PD: Simpatizantët që do votojnë do jenë me lista

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar se si do të votojnë simpatizantët e Partisë Demokratike në primare. I pranishëm në një mbledhje me krerët e PD-së në Tiranë, Berisha tha se të gjithë simpatizantët që do të marrin pjesë në votime do të jenë me lista. Ai tha se tashmë është koha që vëmendja të kalojë tek kryetarët e seksioneve. Berisha ftoi këdo që mendonte se plotësonte kriteret që të kandidonte.

“Të gjithë me siguri ju pyesin për protestat, thonë ku i keni protestat. Kemi fokusin në zbatimin e primareve në zgjedhjen e kandidatëve dhe këshilltarëve në mënyrë që zotimin tonë ta shndërrojmë në realitet. Me bindjen më të thellë, ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndëishëm për të ardhemn e Shqipërisë. Vota u përjashtua nga partitë dhe nga shoqëria, ndaj dhe rikthimi i saj është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Kështu që ndjehemi bashkërisht të lehtësuar që kjo parti nga dhjetori deri më sot, ka votuar më shumë se kurrë. Kemi bërë shumë mirë dhe nuk do të reshtim me përpjekjet për të konsioliduar votat në vijim. Kryesia ka diskutuar gjerësisht për primaret, tani duhet të përqëndrohemi tek kryetarët e seksioneve, ka pasur diskutime të shumta, aplikacione e të tjera. Dikur i kemi pasur të them të drejtën listat, por tani do të jenë ato zyrtar. Seksionet do të përcaktojnë simpatizantët dhe janë të mirëpritur të votojnë. Në këto primare ne jemi të hapur,”- tha Berisha ndër të tjera.



3 Comments

  1. përson i besuar që në kohën e Berishës së parë në SHIK-un famkeq, i cili rikthehet në krye të një proteste në një moment krize botërore. Kovaçi madje tha së është krenar që kryeministri Rama i përmendi të shkuarën e tij në SHIK, por pyetja që shtrohet është, pse në CV e tij nuk e shënon këte fakt, meqenëse është kaq krenar?Cfare te ben halli,e ben burrin si legen rrugesh ketu ka perfunduar salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *