• |
ide | kryesore

Berisha zbulon aksionin e PD: Çfarë do ndodhë nesër në Kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se opozita do të solidarizohet me grevën që ka lajmëruar nesër sindikata e pedagogëve.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se opozita nesër në Kuvend do të ketë në krye të axhendës sulmin që Rama i ka bërë trupës universitare.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur elitën kombëtare e cila është nën një sulm amoral të paimagjinueshëm. Lëvizja e tyre është sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë të drejtë. Po të ishte lëvizje e jona do e thonim me krenari. Ajo është lëvizje e sindikatave. U them socialistëve aty që ne do mbështesim çdo kauzë të drejtë. Universitetet janë pasuri kombëtare, nuk janë sarajet e Surrelit. Nesër Parlamenti ka axhendën e vet, por kryeaxhendë duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij sulmi të shpëlarë ndaj tyre. Nuk e imagjinoni dot se çfarë ndërhyrjesh terrori bëhen për ti përçarë. Nesër ata kanë thirrur grevë të përgjithshme. Ne solidarizohemi plotësisht dhe e mbështesim këtë grevë”, tha Berisha.

Sipas tij “sot kam takim me kryetarët e degëve të Tiranës me të cilët 2 janë çështjet që diskutojmë: Primaret dhe protestën. Sindikatat kanë protestën e tyre, ne do të mbushim rrugët. Nuk mund të vazhdojmë kështu kur shohim shqiptarët çdo ditë që përzihen nga vendi i tyre”.



10 Comments

  1. Zoti Berisha, mjaft paralajmerove aksione vjeshtake e protesta, por bej riorganizimin e PD dhe nxirr figura qe krijojne shprese e besim tek njerezit, se kjo mungon tek te gjitha partite politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *