• |
ide | kryesore

Dalin detaje nga shpërthimi i tritolit në mes të Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Një shpërthim tritoli është regjistruar mesnatën e së martës në Tiranë. Burime nga policia thanë se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri” pranë sheshit Willson.

Lënda plasëse është hedhur në derën e jashtme të një dyqani rrobash.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë. Janë duke u marrë dëshmitë dhe po sekuestrohen pamje të kamerave të sigurisë.

Në pikat kyçe të kryeqytetit shihen lëvizje të forcave të policisë me qëllim ndalimin e autorëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *