• |
ide | kryesore

Escobar zbulon çfarë i kërkoi Kurtit dhe Osmanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
KURTI OSMANI ESCOBAR



I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka kërkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, të shtyhet vendimi për targat.

Në një intervistë për “Kanal10” të Kosovës ai tha se është e rëndësishme që kur ShBA-të dhe Quinti të bëjnë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë.

“Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit. Kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e ShBA-ve, por e gjithë QUINT-it.

Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, – tha Escobar. Ai shtoi se për shtyrjen e këtij vendimi nuk mori ndonjë premtim nga Osmani e Kurti.

“Jo. Nuk e morëm. Prandaj, ende po e pres këtë. E di që do të ketë edhe të tjerë zyrtarë nga Quinti që do të vizitojnë Kosovën. Zoti Lajçak do të jetë këtu. Dua të sigurohem që njerëzit që janë të përfshirë në negociata të dëgjojnë një përgjigje pozitive për këtë”, – ka thënë Escobar. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Escobar: Marrëveshja finale Kosovë – Serbi, çështje javësh



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *