• |
ide | kryesore

Interpol Tirana ekstradon tre persona që ishin në kërkim ndërkombëtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana janë ekstraduar drejt Shqipërisë. Tre shtetasit janë kapur në Kosovë, Kroaci dhe Itali.

Është ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë, shtetasi Shpejtim Halimi. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 21.07.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

Një person tjetër i ekstraduar është shtetasi Aleksander Nik-Ramaj. Ai është ekstraduar nga Kroacia drejt Shqipërisë.

Ky shtetas është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 13.12.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas, në vitin 2017, pas një konflikti për motive të dobëta, në Vlorë, ka plagosur rëndë, me mjet prerës thikë, shtetasin V. C.

Gjithashtu është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, shtetasi E. R., 51 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Tiranës, me vendimin penal të datës 06.02.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

“51 vjeçari E. R., në vitin 2019, gjatë kohës që ushtronte profesionin e mjekut, në spitalin e burgut të Peqinit, dyshohet se i ka kërkuar shumën 2000 euro, të afërmit të një dënuari me 35 vjet burgim, për vrasje, që të përpilonte një raport mjekësor, për dërgimin e të dënuarit në spital, për të kryer një operacion”

Gjithashtu, gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre, shtetasi E. R. dyshohet se ka patur dijeni për një të dënuar që mbante aparat celular në ambientet e burgut, por nuk ka kallëzuar.

Shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *