• |
ide | kryesore

Nga Kanté, te Diogo Jota: ja kampionët që rrezikojnë Botërorin e Katarit për shkak dëmtimesh

-Instant, F1, Sport
Kanté



Botërori po afron dhe një muaj nga ngjarja e madhe zgjatet lista e top-lojtarëve të dëmtuar. Kampionë që janë të detyruar të ndjekin nga divani ndeshjet e Katar 2022 për shkak të dëmtimeve të ndryshme. Të fundit që kanë ngritur flamurin e bardhë dhe duhet të heqin dorë nga turneu janë Diogo Jota dhe N’Golo Kanté. Por lista e lojtarëve të mëdhenj që luftojnë me probleme fizike para Kupës së Botës është e gjatë. Aq sa mund të ndërtohej një “ekip i të munguarve të mëdhenj”.

Duke pasur parasysh kohën e pazakontë të Kupës së Botës, aktiviteti konkurrues ka nisur për të gjithë që nga gushti. Lojtarët që janë të përfshirë edhe në Europë dalin në fushë tre herë në javë. Për këtë arsye problemet fizike bien si shiu. Për sa i përket Kupës së Botës, një nga skuadrat më të prekura është kampionia në fuqi, Franca. Deschamps ka një duzinë me titullarë të mundshëm në infermieri ose në rikuperim. Hugo Lloris, Presnel Kimpembe, Lucas Hernandez, Paul Pogba, Kingsley Coman, edhe pse për momentin vetëm Kante është zyrtarisht jashtë fushës.

TË RREZIKUARIT E TJERË

Holanda nuk do të ketë romanistin Georgino Wijnaldum. Mesfushori me verdhekuqtë praktikisht nuk luajti asnjëherë, për shkak të thyerjes së tibisë së djathtë në stërvitje. Nga ana tjetër, Argjentina është në ankth për problemet muskulare që mundojnë lojtarin e Romës, Paulo Dybala. E njëjta situatë edhe për lojtarin e Juventusit, Angel Di Maria. Portieri i Atalantas, Juan Musso, i cili u operua një muaj më parë për një thyerje të mollëzës, mbetet në dyshim.

Rrezikoi shumë, por duhet tia dalë, Marco Reus. Sulmuesi gjerman i Borussia Dortmund pësoi një ndrydhje të rëndë në kaviljen e djathtë në shtator. Reus gjithësesi shpreson të rikuperohet në kohë. Florian Wirtz, ylli i ri i Bayern Leverkusen, po rikuperohet pas operacionit të ligamentit të kryqëzuar në mars. Për fat të keq, lojtari në Botëror nuk do të jetë.

I njëjti muaj dhe lloj dëmtimi për sulmuesin e Real Sociedad Mikel Oyarzabal, në dyshim të fortë. Furitë e Kuqe sigurisht qëduhet të bëjnë pa Dani Olmo, i Leipzig, i cili pësoi një këputje të pjesshme të ligamenteve në fillim të shtatorit. Uruguai ndoshta do të jetë pa Ronald Araujon. Mbrojtësi i Barcelonës iu nënshtrua një operacioni në fund të shtatorit, i dëmtuar në ndeshjen miqësore kundër Iranit.

FORMACIONI

Në fund të fundit, 3-4-1-2 mungesave të mëdha ose atyre që rrezikojnë shumë do të ishte i tillë. Musso mes shtyllave. Lucas Hernandez, Araujo dhe Kimpembee në mbrojtje. Oyarzabal, Kante’, Wynaldum dhe Di Maria në mesfushë. Dani Olmo pas Dybala dhe Diogo Jota. Por ka edhe histori me fund të lumtur. Ky është rasti i Richarlison, sulmuesi i Tottenhamit, i cili të shtunën u largua nga stadiumi me paterica. Braziliani ishte shumë pesimist për dhimbjet e forta në pulpë. Dy ditë më vonë trajneri Antonio Conte siguroi se Botërori i lojtarit të tij nuk është në rrezik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *