• |
ide | kryesore

Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis reagojnë ndaj deklaratave të ish dados

-Instant, Paparazzi, Slider



Jason Sudeikis dhe Olivia Wilde kanë reaguar ndaj deklaratave të ish dados së fëmijëve të tyre .

“Si prindër, është tepër shqetësuese të mësosh se një ish-dado e dy fëmijëve tanë të vegjël do të zgjidhte të bënte akuza të tilla të rreme  për ne publikisht,” u shpreh ish-çifti – i cili ka djalin Otis, 8 vjeç dhe vajzën Daisy, 6 vjeç.

“Fushata e saj tashmë 18 mujore për të na ngacmuar ne, miqtë e ngushtë dhe kolegët, ka arritur kulmin. Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në rritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë. Shpresojmë që ajo do e lërë të qetë familjen tonë.”

Reagimi i tyre vjen vetëm disa orë pasi Daily Mail publikoi një artikull ku dadoja pretendoi se Sudekis zbuloi se Olivia Wilde ishte lidhur me Harry Styles në Palm Springs pasi kishte gjetur mesazhe në orën e saj të vjetër Apple.

Gruaja, e cila foli në mënyrë anonime për Daily Mail, gjithashtu pretendoi se aktori , ishte aq i shqetësuar pasi mësoi për lidhjen e tyre saqë ai u hodh para makinës së saj për ta ndaluar atë të shkonte për të parë artistin.“Të hënën në mëngjes të 9 nëntorit, kur u ktheva nga pushimet, Jasonpo qante shumë. Nuk e dija fare se çfarë kishte ndodhur. Pasi i bëra gati fëmijët, ai erdhi  lart dhe po pinte kafe. Filloi duke qarë dhe tha: “Ajo na la.”

Dadoja tregoi gjithashtu se Sudeikis i ndaloi punonjësit të dëgjonin muzikën e Styles në shtëpinë e tij pas zbulimit. Edhe pse ai e pushoi nga puna, dado shtoi: “Unë kam simpati për Jason sepse kam jetuar me të. Ai me të vërtetë donte t’i bënte gjërat të funksiononin,u përpoq. La gjithçka për të shkuar në terapi dhe për t’u përpjekur më shumë por nuk funksionoi.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *