• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vendin tonë vijojnë të jenë mbizotëruese kushtet e qëndrueshme të motit, ku në Ultësirën Perëndimore orët me diell do të jenë  të shumta ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që vranësirat të theksohen në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe kryesisht pasdites, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë do të jenë në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim pritet që vranësirat të theksohen përkohësisht në territor.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë ditës, ku parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë territorin gjatë paradites. Ndërsa në vijim pritet të që të ketë edhe kalime vranësirash në vend, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Europa

Pjesërisht Europa Qendrore dhe Jugperëndimore do të jenë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Gjithashtu në dominimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut parashikohet të jetë Veriu dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore parashikohet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *