• |
ide | kryesore

Pritën deri sa u largua Theo Hernandez, pastaj intimiduan Zoe: grabitet shtëpia në sytë e të dashurës e djalit të lojtarit

-Instant, Sport
Theo Hernandez



Një tjetër futbollist në shënjestrën e hajdutëve. Frikë e madhe është përjetuar në shtëpinë e Theo Hernandez, në Cassano Magnago, në provincën e Varese. Vila e mbrojtësit të Milanit ishte objektivi i katër personave të armatosur me fytyra të mbuluara. Sipas rikonstruktimit, ata u ngjitën mbi gardh mbrëmë dhe grabitën shtëpinë e francezit. Mallrat e vjedhura ende duhet të llogariten, por në vazhgimin e parë janë mijëra euro vlerë.

Lexo më tej: ‘Zonja e tatuazheve’ i përgjigjet auludimeve se e mban futbollisti i Milan: “Theo, nuk ka financuar asnjë cent”

Në momentin e grabitjes lojtari sapo ishte larguar. Në shtëpi gjendeshin partnerja e tij Zoe Cristofoli, djali gjashtë muajsh Theo Junior dhe disa ndihmëse shtëpiake. Sipas një rindërtimi fillestar, sapo hynë brenda banditët sulmuan influencuesen, e shtynë dhe intimiduan, duke e detyruar të hapte kasafortën.

Hetimet i janë besuar karabinierëve, të koordinuar nga Prokurori Publik i Busto Arsizio (Varese), që kanë mbledhur dëshminë e partneres së Theo Hernandez. Agjentët po analizojnë pamjet e kamerave të vëzhgimit për të tentuar të identifikojnë grabitësit. Gjithashtu, sipas konstatimeve të para, plani i kriminelëve ka qenë i organizuar mirë. Me shumë mundësi ata kanë pritur derisa gruaja të jetë vetëm në shtëpi para se të vepronin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *