• |
ide | kryesore

Putin po mendon raketat bërthamore/ Rritet shqetësimi në perëndim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Putin berthamore, ushtarak



Rritet frika se Vladimir Putin do të nisë një shfaqje të forcës së tij bërthamore. Fillimisht ai do të shpërthejë një raketë mbushje të tillë në Detin e Zi. Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace shkoi në Uashington për të biseduar mbi krizën. Shqetësimi është se “gishti i Putin po shkon drejt këmbëzës”.

Një burim i tha “The Sun” se “kërcënimi është rritur kohët e fundit”. Wallace anuloi raportimin para deputetëve britanikë. Ai njoftoi se i duhej të ushtonte për në Uashington për të biseduar me homologët e tij amerikanë.

Edhe ministri Britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey, pranoi se “jemi në një kohë kur këto lloj bisedash janë të nevojshme”. Frika vjen pasi tirani rus po vazhdon të poshtërohet nga trupat e tij në terren. Ndaj ai vijon të godasë qytetet ukrainase.

Zyrtarët perëndimorë paralajmërojnë se Putin dhe gjeneralët e tij po bëhen gjithnjë e më të dëshpëruar. Putin tha muajin e kaluar se Moska ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur “integritetin e saj territorial”. Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi se bota është më afër “Armagedon” se në çdo kohë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.

Zëdhënësi i Putinit paralajmëroi se pjesët e reja të aneksuara të Ukrainës mund të mbrohen edhe me armë bërthamore. Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Të gjitha këto territore janë pjesë e patjetërsueshme e Federatës Ruse dhe të gjitha janë të mbrojtura. Siguria e tyre ofrohet në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të territorit të Rusisë”.

Frika shtohet pasi forcat e Putinit vazhdojnë të tërhiqen në lindje të Ukrainës. Një burim tha se Putinit po i mbaronin “predhat luftarake me precizion të lartë, me rreze të gjatë dhe me madhësi të konsiderueshme”. Të tilla janë raketat S-300. Një zyrtar perëndimor shtoi: “Edhe pse stoqet ruse janë të mëdha, ato nuk janë aspak të pafundme.

Kur shihni numrin e raketave të lëshuara gjatë muajve të fundit, ne mendojmë kjo është një çështje. Aftësia e Rusisë për të vazhduar me këtë breshëri armësh precize po arrin në një pikë tani ku kjo do të jetë e paqëndrueshme.”

Ndaj tashmë, Putin po përdor dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani. Por ata nuk janë aq të besueshëm. Janë më pak të efektshëm dhe fluturojnë relativisht ngadalë. Kjo i bën më të lehtë për t’u rrëzuar nga kundërajrorët dhe armët e vogla. Irani ka mohuar t’i ketë ofruar dronë Putinit. Megjithatë një burim i tha “The Sun” se “nuk ka dyshim se nga vijnë këto armë”. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *