• |
ide | kryesore

Raiffeisen Invest mbështet rikonstruksionin dhe mobilimin e Pavionit të Pediatrisë në Spitalin Sarandë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme



Një tjetër nisme sociale është finalizuar sot nga Raiffeisen Invest në qytetin e Sarandës, këtë radhë në fushën e shëndetësisë. Në vijim të mbështetjes së projekteve në ndihmë të komunitetit, Raiffeisen Invest ka bërë të mundur rikonstruksionin dhe mobilimin e pavionit të pediatrisë në spitalin e qytetit.

Falë këtij investimi jo vetëm është facilituar marrja e shërbimit për komunitetin e kësaj zone, por edhe lehtësuar puna e mjekeve në këtë spital.

Gjatë vizitës ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank z. Christian Canacaris, u shpreh: “Jam shumë i lumtur që jam sot këtu për të parë nga afër investimin që është bërë falë mbështetjes së Raiffeisen Invest në repartin e pediatrisë. Të gjithë e dimë se shëndetësia është një nga fushat që ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, veçanërisht në vitet e fundit. Raiffeisen Bank & Invest ka një histori goxha të gjatë të kontributit të saj në shoqëri, veçanërisht në sektorët me shumë nevojë dhe ku ndikimi i investimit është më i lartë. Shëndeti ka nevojë për vëmendje të përhershme. Ndaj më vjen mirë që falë këtij investimi jo vetëm që është bërë e mundur ofrimi i një shërbimi më të mirë për pacientët, por është lehtësuar edhe puna e mjekëve. Gjej rastin të përgëzoj drejtorin e spitalit Z. Kalcuni dhe gjithë stafin mjekësor për punën e tyre fisnike”.

“Falenderoj z. Canacaris për vizitën e sotme në spitalin tonë dhe për mbështetjen e dhënë me disa investime që janë kryer në institucionin tonë, veçanërisht më i fundit rikonstruksioni dhe mobilimi i pavionit të Pediatrisë. Një pavion i cili është në shërbime të pjesës më vunerabël të shoqërisë, fëmijët të cilët janë gjëja më e rëndësishme dhe e shtrenjtë e prindërve dhe e ardhmja e shoqërisë. Shëndetësia është një nga fushat, e cila ka nevojë për vëmendje të vazhdueshme, ndaj në emër të gjithë stafit mjekësor ju shprehim mirënjohjen për kontributin e dhënë, jo vetëm për ti shërbyer më mirë komunitetit, por edhe për lehtësimin e punës së stafit mjekësor dhe atë infermieror. Shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen ” u shpreh gjatë fjalës së tij Drejtori i spitalit Sarandë z. Arjan Kalcuni.

Raiffesien Bank Shqiperi është pjese e grupit Raiffeisen Bank International me seli ne Vienë, Austri. Raiffeisen Bank operon në tregun shqiptar prej vitit 2005 dhe është një nga bankat lider në industrinë bankare. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh komerciale në 4 pikat kyçe të biznesit që operon – klientët individë, bizneset mikro, ndërmarrjet e vogla (SE) dhe korporatat dhe ju shërben më shumë se 470mijë klientëve. Raiffeisen On, kanali digjital eshte platforma më inovative bankare në treg si edhe me e perdorura. Misioni ynë është të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët me vizionin që të jemi grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *