• |
ide | kryesore

Tensionet në kulm/ Pse Putin shpalli ligjin ushtarak në rajonet e aneksuara ukrainase

-Instant, Arkiva, F1, Planet
Putin berthamore, ushtarak



Presidenti Vladimir Putin prezantoi sot ligjin ushtarak në katër rajonet e Ukrainës që Rusia aneksoi nëpërmjet referendumeve muajin e kaluar.

Ligji ushtarak do të futet në veprim në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Këto janë katër rajonet në Ukrainë që Moska i pretendoi si territor rus pas referendumeve të cilësuara ndërkombëtarisht si ” të rreme” në shtator. Referendumet Ukraina dhe aleatët e saj i kanë dënuar si të paligjshme.

Dekreti, i shpallur ndërsa Putin iu drejtua një takimi të Këshillit të Sigurimit rus të mërkurën, ka të ngjarë të nënkuptojë se administratat civile të rajoneve do të zëvendësohen me ato ushtarake.

Putin tha se të gjitha ato rajone duhet të sigurojnë që të ndërmerren hapa për të mbrojtur “objektet kritike të rëndësishme” dhe tha se ai e kishte marrë vendimin për shkak të refuzimit të Kievit për të njohur aneksimin e katër rajoneve.

“Ligjet kushtetuese për pranimin e katër rajoneve të reja në Federatën Ruse kanë hyrë në fuqi. Regjimi i Kievit, siç e dini, refuzoi të njohë vullnetin dhe zgjedhjen e njerëzve, refuzon çdo propozim për negociata. Përkundrazi, bombardimet vazhdojnë. Civilët po vdesin”, tha Putin, sipas komenteve të raportuara nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Lexo më tej: Putin po mendon raketat bërthamore/ Rritet shqetësimi në perëndim 

Putin tha se kishte nënshkruar një dekret për futjen e ligjit ushtarak në këto katër rajone. Dekreti tani do të dërgohet për miratim nga Këshilli i Federatës, ose Senati.

Ligji ushtarak shpesh futet si një masë e përkohshme kur autoritetet civile konsiderohen se janë në krizë dhe po luftojnë për të funksionuar. Gjerësia dhe shtrirja e asaj që është efektivisht një kontroll ushtarak nuk është detajuar ende. Por, ligji ushtarak në përgjithësi i sheh të drejtat civile të nënshtruara kundrejt sundimit ushtarak. Megjithatë mbetet për tu parë se sa ky ligj do ta ndryshojë situatën e tanishme të civilëve në këto rajone.

Në këtë rast duket se dekreti, i publikuar nga Kremlini, u jep autoriteteve “kompetenca për të kryer masa mobilizimi në sferën ekonomike” në drejtim të “masave të mbrojtjes civile, mbrojtjes së popullsisë dhe territoreve nga emergjencat natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu”, dhe fuqinë “për të zbatuar masa për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, trupave të tjera, formacioneve ushtarake … dhe nevojave të popullsisë”.

Një këshilltar presidencial ukrainas hodhi poshtë deklaratën e ligjit ushtarak të mërkurën. Ai e përshkoi atë si “pseudo-legalizim të grabitjes së pronës së ukrainasve”.

Momenti kryesor

Komentet e Putinit dhe shpallja e ligjit ushtarak vijnë në një moment kyç në konfliktin në Ukrainë. Gjatë dy muajve të fundit, forcat e Ukrainës kanë arritur të rimarrin territore në verilindje dhe jug të vendit.

Një sulm në fillim të këtij muaji në Urën e Ngushticës së Kerçit të çmuar të Rusisë, që lidh kontinentin rus me Krimenë e aneksuar, i dha gjithashtu një goditje Moskës. Por, që atëherë ajo është përgjigjur me një seri sulmesh me raketa dhe dron në qytete të ndryshme të Ukrainës dhe infrastrukturës energjetike.

Edhe Sergei Surovikin, komandanti i ri i forcave ruse në Ukrainë, ka pranuar se situata ushtarake në Ukrainë është e vështirë. Sipas Surovikin bëhet fjalë veçanërisht për rajonin jugor të Khersonit. Surovikin e karakterizoi situatën ushtarake si “të tensionuar” të martën.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia në rajonin Kherson duket se janë gjithashtu të shqetësuar. Ata u kanë thënë banorëve që të evakuojnë rajonin, duke thënë se forcat e Ukrainës mund të jenë gati të nisin një tjetër ofensivë në shkallë të gjerë.

Duke kujtuar hedhjen në erë të urës së Krimesë, Putin pohoi të mërkurën se shërbimet speciale ruse “shtypën sulmet terroriste në rajone të tjera të Rusisë … kundër objekteve të transportit dhe energjisë”. Putin gjithashtu u bëri thirrje katër rajoneve të aneksuara që të marrin masa tani për të mbrojtur “në mënyrë kritike objekte të rëndësishme.”

Njoftimi i Putinit sot e vendos Rusinë në një organizim ushtarak edhe më të fortë brenda vendit. Presidentin udhëzoi kryeministrin Mikhail Mishustin që të punojë me rajonet e Rusisë për të nxitur përpjekjet luftarake të vendit.

CNBC: Çfarë po mobilizon saktësisht Putini

Në veçanti, Putin njoftoi një “mobilizim ekonomik” të tetë rajoneve në kufi me Ukrainën. U përfshinë Belgorodi dhe Krimeja. Dekreti thotë se kjo përfshin kufizime në lëvizjen brenda dhe jashtë atyre territoreve (si dhe brenda tyre). Dekreti “forcon” publikun, duke siguruar funksionimin e transportit, objekteve energjetike. Por, edhe sistemeve të komunikimit (duke u dhënë autoriteteve kontrollin “mbi funksionimin e shtypshkronjave, qendrave kompjuterike dhe sistemeve të automatizuara dhe përdorimin e punës së tyre për nevoja mbrojtëse”). Mobilizimi gjithashtu jep aftësinë për të porositur “zhvendosjen e përkohshme të banorëve në zona të sigurta”, sqaroi CNBC.

©LAPSI.AL 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *